Cakaj përplaset me Daçiqin në Poloni: Qe 28 vjet jam refugjat për shkak tëndin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç në Ministerialin e Varshavës për çështjen e Kosovës.

Mësohet se Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.

Në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas ndërhyrjes së Cakaj, Daçiç ka kërkuar të marrë fjalën sërish por nuk është lejuar nga drejtuesi i takimit.

Ky episod vjen pak ditë pas incidentit diplomatik në Konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Tiranë, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

Kosova sakaq refuzoi të përfaqësohet nën logon UNMIK, me pretendimin se është shtet i pavarur. Nga ana tjetër delegacioni serb nuk pranoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye u largua, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB.

Daçiq thotë se Pacolli e ka kër’cënuar, reagon MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme në krye me Behgjet Pacollin ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit serb, Ivica Dacic, i cili kishte thënë se “Behgjet Pacolli e kishte kër’cënuar me vr’asje në Bukuresht”, në takimin joformal të organizuar nga Rumania.

Në këtë ministri i kanë kujtuar Dacicit, vrasjet e politikanëve në Serbi, duke thënë se e kaluara e vendit të tij është përplot krime ndaj të tjerëve, si dhe vrasje e vetëvr’asje në mesin e tyre.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Fatmir Haxholli i ka sugjeruar Daciqit që të qetësojë turmat radikale, nëse mund t’I mbajë ende nën kontroll. Derisa i ka kujtuar se i njejti ishte bashkëpuntor i Millosheviqit.

‘’Janë serbët e përfaqësuar nga mentaliteti i Ivica Daçiq, ata që vranë Kryeministrin e tyre, Zoran Gjingjiq, kjo veçmas për faktin se në mungesë guximi për t’u përballur me të vërtetën historike, pavarësinë e Republikës së Kosovës, politikanët qyqarë sikurse Daçiq, nuk mund të shohin dalje nga situata, veçse përmes vrasjeve. Mos harroni, që janë pak media hulumtuese në Serbi, ato që tashmë kanë drejtuar gishtin te Beogradi zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Çfarë t’i thuhet kësaj figure të veshur me petkun diplomatik, përpos se e kaluara e vendit të tij, është përplot krime ndaj të tjerëve, si dhe vrasje e vetëvrasje në mesin e tyre. Daçiq le t’i qetësojë turnat radikale në Serbi, nëse mund t’i mbajë ende nën kontroll, sepse duke mos pasur se kë të sulmojnë, ato lehtë mund të kthehen edhe kundër politikanëve qyqarë e gënjeshtarë. Daçiqit si bashkëpunëtor i Millosheviqit, me siguri i kujtohet edhe vr’asja e Ivan Stamboliq’’, ka thënë Haxholli.

Thaçi tregon qka u bisedua në takim me ambasadorin Kosnet dhe liderët

Pas më shumë se dy orë pasi përfundoi takimi mes liderëve, presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një deklaratë.

Aty shkruan se si në takim u bisedua për ruajtjen e raporteve mes Kosovës dhe SHBA’ve, transmeton Teleshkronja Post.

Në postim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë kërkesën se pret vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore sepse nuk ka kohë për të humbur.

Përfundon takimi i liderëve të koalicionit PANA

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim të jashtëzakonshëm, në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim, i cili kishte nisur në pasditën e së mërkurës, ka zgjatur më shumë se dy orë.

Pas përfundimit të takimit, krerët e koalicionit nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

S’është deklaruar as kryeministri Ramush Haradinaj, e as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Nuk kanë folur as zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takim ishte raportuar se mund të vendosej për ndryshime të mundshme në koalicionin qeverisës të vendit.

Pavarësisht interesimit të madh të mediave, gazetarët nuk janë lejuar brenda mbledhjes, madje as në objekt fare.

Takimi është mbajtur përkitazi me zhvillimin e një seance të Kuvendit të Kosovës, me shumë pika në rend të ditës.

Ministri Pacolli kundër qëndrimit të Haradinajt

Sipas ministrit të jashtëm Kosova nuk mund të refuzojë kërkesën e SHBA-ve, duke komentuar kërkesat e Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.

Duke folur për diplomacinë kosovare, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë, transmeton Koha.net.

Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.

Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues./TeleshkronjaPost/

​Paralajmëron Pacolli: De Biasi i interesuar për ta drejtuar Kosovën

Pacolli do të dëshironte që De Biasi një ditë ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me ish trajneri e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, shkruan Gazeta Express, përcjell Teleshkronja.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, Pacolli ka publikuar foto me trajnerin italian, ku ka shkruar se ish-trajneri i Shqipërisë është i interesuar për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës dhe se për këtë do të flasë edhe me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin.

“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.