Festë futbolli: Bayern – Dortmund për titull, formacionet zyrtare / Foto

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon ka qenë më e zjarrtë se në sezonet e fundit dhe sot në orën 18:30 takohen dy klubet që po garojnë për këtë titull, Bayern Munichu dhe Dortmundi.

Dortmundi për momentin e mban kreun e Bundesligës me dy pikë më shumë se Bayerni që radhitet në pozitën e dytë në tabelën e këtij sezoni.

Megjithatë, Bayerni mund ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 28-të, dhe ta rimarrë kreun e tabelës së Bundesligës.

Megjithatë, Dortmundi mori rezultat më të mirë në xhiron e fundit sesa Bayerni, që barazoi, dhe sot në orën 18:30 do të tentojë ta sigurojë fitoren e katërt radhazi.

Formacionet zyrtare të të dy ekipeve gjermane :

Bayern në gjysmëfinalen pas rikthimit dramatik / Video

Robert Lewandowski erdhi nga stoli për ta frymëzuar Bayern Munich drejt gjysmëfinales në Kupën e Gjermanisë, me dy golat e tij në triumfin dramatik me rikthim 5:4 kundër Heidenheim.

Skuadra e Bundesliga 2, nivelit të dytë të futbollit gjerman, Heidenheim bëri rikthim sensacional dy herë në Allianz Arena ndaj një Bayerni që luajti me një futbollist më pak pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, por u mund 5:4 në fund nga një penallti i vonshëm e sulmuesit polak, raporton Gazeta Express.

Leon Goretzka hapi serinë e golave për bavarezët pas vetëm 12 minuta lojë, por gjërat nisen të përkeqësohen për skuadrën e Niko Kovac kur Niklas Sule u përjashtua nga loja pas kartonit të kuq vetëm tre minuta më pas.

Vizitorët e shfrytëzuan këtë dhe shënuan dy herë për epërsinë e tyre në pjesën e parë. Robert-Nesta Glatzel shënoi për 1:1 në minutën e 26-të, ndërsa Marc Schnatterer e kaloi Heidenheim në epërsi në minutën e 39-të.

Thomas Muller e riktheu në lojë Bayernin në minutën e 53-të, duke shënuar me një goditje të fuqishme në cepin e portës, para se i ardhuri nga stoli Robert Lewandowski ta kalonte përsëri në epërsi skuadrën vendase vetëm dy minuta më pas.

Serge Gnabry e dyfishoi epërsinë e Bayernit në minutën e 66-të, por Heidenheim nuk tregoi shenja dorëzimi.

Një çerek lojë para fundit, Glatzel shënoi përsëri duke e rikthyer në lojë skuadrën e tij. Vetëm tre minuta më vonë, ai e kompletoi het-trikun dhe e barazoi rezultatin në 4:4, duke shënuar nga penalltia.

Megjithatë, Lewandowski i siguroi një vend në gjysmëfinale Bayernit me golin e tij të dytë në ndeshje, duke realizuar nga pika e bardhë.

Çmendet James Rodriguez me hat-trick, fiton Bayern me 6 yje / Video

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në Alianz Arena, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Mainz.

Në këtë ndeshje shkëlqeu lojtari i huazuar nga Real Madridi, James Rodriguez, i cili realizoj hat-trick.

Bayern Munich e fitoj ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 6-0, raporton Teleshkronja Post.

Vendasit e nisën furishëm sfidën duke kaluar në epërsi pas 3 minutave lojë.Ishte sulmuesi, Robert Lewandowski, ai që realizoi për 1-0.

Për 2-0, shënoi James Rodriguez në minutën e 33’, kurse për 3-0 shënoi Kingsley Coman në atë të 39’, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe tre gola, dy i realizoi James Rodriguez, në minutat 52’ dhe 56’ për të kompletuar het-trikun, kurse për 6-0 shënoi Alphonso Davies në minutën e 70’.

Pas kësaj fitore dhe goleadë, Bayerni ka rrëmbyer pozitën e parë me pikë të barabarta me Dortmundin, por me gol-diferencë më të mirë.

Bayern: Po largohen edhe Neuer e Lewa, ja cilat do të jenë transferimet e reja

Bayern Munich është eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar qysh në fazën çerekfinale.

Ishte skuadra e Liverpool ajo që mposhti gjigantin bavarez 1:3, në ‘Allianz Arena’ për të ndërprerë aventurën e tyre në garat evropiane.

Pas kësaj humbjeje, duket se është vënë në pah edhe nevoja për një revolucion në skuadrën e Bayern.

Sipas ‘Goal’, ndryshime do të ketë qysh nga portieri, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, Manuel Neuer, transmeton lajmi.net.

Manuel Neuer dhe Jerome Boateng pritet të jenë dy largimet e para, kurse Jan Oblak dhe Timo Werner lojtarët që do të afrohen.

Gjithashtu, Mats Hummels e Rafinha pritet të largohen, për tu transferuar Pavard e Lucas Hernandez.

Kjo mund të jetë vera e fundit që flitet për një kalim të Lewandowskit tek Real Madrid. Skuadra duhet të mendojë për afrimin e Timo Werner.

Në anën tjetër, emra si Javi Martinez, Thomas Muller, Arjen Robben e Ribery janë në fundin e karrierës.

Callum Hudson Odoi, Nicolas Pepe e Kai Havertz janë emrat që duhet konsideruar nga skuadra gjermane.

Kujtojmë se Bayern Munich ka arritur marrëveshje edhe me disa lojtarë të rinj nga MLS, nga të cilët pritet shumë në të ardhmen.

Mane vulos kualifikimin tutje të Liverpool, mposht 1-3 Bayernin / Video

Liverpool ka vulosur kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur bindshëm Bayern Munich.

The Reds kanë mundur në shtëpinë e vet Bayernin me rezultat 1-3 nga dy ndeshjet, raporton Teleshkronja Post.

Vizitorët nga Anglia patën një fillim ëndrrash, duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, kur Sadio Mane e shfrytëzoi daljen e gabuar të Manuel Neuer.

Por, Joel Matip e riktheu në lojë skuadrën bavareze duke shënuar në portën e vetë pesë minuta para fundit.

Bayernti pati një pjesë të parë më të mirë dhe më dominuese, të cilën nuk qe në gjendje ta përsëritë në 45 minutat e dytë.

Kjo pasi Virgil van Dijk e riktheu epërsinë e Liverpoolit duke shënuar me kokë njëzet minuta para fundit.

Sadio Mane i dha goditjen e fundit të kuqve rreth pesë minuta para fundit, kur shënoi për 3:1 duke i vënë kapak një pjesë të dytë shumë më të mirë të skuadrës së Kloppit.

Van Dijk bombardon Bayernin, Liverpool afër kalimit tutje / Video

Liverpool ka arritur ta rikthej epërsinë me të hyrë në pjesën e dytë në Alian Arena ndaj Bayern Munich.

Ishte ai, më shtatëgjati, Virgil Van Dijk i cili u shkëput lartë pas një krosimi në zonë dhe shënoj duke lënë pa gjasa Neuer.

Rezultati aktual i ndeshjes është 1-2 për Liverpool, nëse Bayern do të kalojë tutje duhet ti shënoj edhe dy gola, raporton Teleshkronja Post.

Goli i Virgil Van Dijk kundër Bayern Munich :

 

Shënon autogol Matip, barazohen forcat Bayern-Liverpool / Video

Bayern Munich ka reaguar ndaj Liverpool duke barazuar rezultatin para përfundimit të pjesës së parë në Alianz Arena.

Ai i cili realizoi golin e barazimit është Robert Lewandowski duke barazuar forcat në fushë, raporton Teleshkronja Post.

Rezultati aktual është 1-1, shikoni golin e Lewandowskit, dhe ka përfunduar pjesa e parë :

Sadio Mane super gol Bayernit, Liverpool në epërsi / Video

Liverpool ka kaluar në epërsi si mysafirë kundër Bayern Munich në Alianz Arena.

Sulmuesi seleganez shënoj një super gol ndaj Manuel Neure, raporton Teleshkronja Post.

Siç janë gjërat aktualisht, Liverpooli kalon tutje në çerekfinale, ndërsa Bayernit i duhen të paktën dy gola për të kaluar në çerekfinale.

Goli i Sadio Manes para pak minutash: