Fjalët e të dëmtuarit nga plaçkitja në Drenas dhe konfirmimi i bastisjeve nga komandanti i policisë

Dje pak para orëve të mbrëmjes një grabitje e armatosur ndodhi një nga institucionet financiare në Drenas.

Policia arriti ta kap të dyshuarin, por është duke e zhvilluar edhe më tej një operacion për gjetjen e armës dhe dëshmive të tjera.

Për këtë rast komandanti i Stacionit Policisë në Drenas, Bashkim Bytyqi, ka konfirmuar se do të bastisen disa lokacione.

Gjithasthu ka folur edhe përsoni i dëmtuar, pronari i biznesit, për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim./TeleshkronjaPost/

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Drenas

Pas rastit që u publikua në media për 16 vjeqaren dhe dhuna seksuale nga dy zyrtarë, njëri mëues dhe tjetri polic, Ramiz Lladrovci ka thirrë mbledhje sot në orën 15:00.

Pas takmimit Komuna Drenasit e ka bërë publike se qka u bisedua në mbledhje, raporton Teleshkronja Post.

Mbahet mbledhja e KKSB-së në Drenas, kërkohet nga autoritetet që sa më shpejt të zbardhin rastin

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e thirrur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku është diskutuar rasti i fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës. Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi kanë dënuar ashpër këtë rast dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet kjo çështje ne mënyrë që të mos përsëritën rastet e tilla.

Në takim merrnin pjesë gjithë anëtarët e kësaj trupe për siguri, Kryetari i Komunës që është edhe kryesues i KKSB-së,Ramiz Lladrovci, Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Valon Bequku, përfaqësuesi i Komunitetit Katolik, kryetari nga Këshilli i Prindërve në Arsim, koordinatorja e KKSB-së, përfaqësuesi nga FSK-ja, përfaqësuesi nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, përfaqësuesja nga OJQ-të, kryesuesi i Komitetit për Komunitete, përfaqësuesi nga komiteti i biznesit, përfaqësuesja nga mediat, përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara, përfaqësuesi nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, drejtori i DKA-së, përfaqësues nga KFOR-i dhe OSBE-ja.

Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Lladrovci me veprimet që ka marr Komuna lidhur me mësimdhënësin i cili është risuspenduar nga detyra dhe se ndaj të njëjtit do të zhvillohen edhe procedura dicipiniore sipas legjislacionit në fuqi.

Pas shumë diskutimeve ne këtë mbledhje të jashtëzakonshme, janë dhënë edhe rekomandimet për të parandaluar dukuritë e tilla.

Të organizohet një fushat sensibilizuese nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas përmes billbordëve, që të rinjtë ta kuptojnë se ku duhet t’i adresojnë ankesat e tyre të bazuara, si dhe është kërkuar nga ana e mediave te kenë kujdes në lidhje me raportimin e rasteve të tilla për arsye që t’u jepet mundësia IPK-së, prokurorisë dhe institucioneve të zbardhin rastet e tilla sa më shpejt.

Rapsodi dhe ish-luftëtari i UQK’së viziton Komunën e Drenasit

Sot gjatë ditës në Komunën e Drenasit ishte raposodi i njohur Imer Sefa, familjarë i familjes së njohur Sefë Mleqanit.

Në komunë është pritur nga i pari i Drenasit Ramiz Ladrovic, Gani Sylaj, Bashkim Bytyqi dhe disa zyrtarë tjerë komunal dhe policorë, transmeton Teleshkronja Post.

Lladrovci ka vlerësuar lartë kontributin e tij si rapsod dhe ish-luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe e cilësoi si një nga vizitat më të mira që ka pasur.

Postimi i plotë :

Policia e Drenasit me raport vjetorë për vitin 2018

Stacioni Policor ne Drenas në krye me kapitenin Bashkim Bytyqi sot ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2018 para qytetarëve.

Sot (ditë e premtë) Stacioni Policor i Drenasit, në Kuvendin Komunal të Drenasit, kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin e kaluar.

Ky raport ka vlerësuar se Drenasi në përgjithësi ishte shumë i qetë dhe pa incidente duke vazhduar ruajtjen e rendit publik në Drenas, transmeton Teleshkronja Post.

Ne këtë takim pjesëmarrës ishin komandanti i Stacionit, Bashkim Bytyqi me stafin e Stacionit Policor, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, KFOR-it, Bashkësisë Islame të Kosovës, të Komunitetit Katolik, kryetar të fshatrave, drejtor të shkollave dhe qytetarë.

Me këtë rast, nënkryetari Sylaj, ne emër të kryetarit Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Policinë e Kosovës të cilët kanë kontribuar ne ruajtjen dhe qetësinë publike në Komunën e Drenasit dhe bashkëpunimin që kanë treguar gjatë vitit paraprak.

Ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Bashkim Bytyqi, ka thënë se viti 2018 ka qenë i suksesshëm dhe bashkëpunues më institucionet relevante për ruajtjen dhe qetësinë publike.

Me theks të veçantë, ka përmendur Komunën e Drenasit, përkatësisht kryetarin Lladrovci për vazhdimin e bashkëpunimit, po ashtu ai ka falënderuar edhe komunitetet fetare që kanë bashkëpunuar me policinë dhe që nuk është shënuar asnjë rast të dhunës ekstreme me motive fetare.

Në këtë takim është prezantuar raporti i detajuar me statistika të rasteve të ndryshme të Stacionit Policor të Drenasit./TeleshkronjaPost/

Kryetarët Lladrovci, Bekim Jashari dhe Bekim Haxhiu bëjnë homazhe për 28 Nëntorë

Kryetari i Drenasit z.Ramiz Lladrovci, Bekim Jashari dhe deputeti Bekim Haxhiu sot bënë homazhe për nderë të 28 Nëntorit.

Poashtu bashkë me Kyretarin Lladrovci ishin edhe Komandanti i Policisë së Drenasit Bashkim Bytyqi , asambleistë dhe drejtorë komunal, raporton Teleshkronja Post.

Për nderë te 28 Nëtorit bënë homazhe pranë shtatores se Xhevë e Fehmi Lladrovcit ,te kompleksi memorial në Prekaz, te sheshi në Skenderaj gjithashtu benë homazhe edhe tek varresat ne Morinë te Skenderajit dhe ne Gllanasellë.

Këtë e bëri të ditur vet Kryetari Lladrovci në një postim në Facebook, ky është postimi i Z.Lladrovci :