Barcelona në gjysmëfinale të Copa del Rey (VIDEO)

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke iu bashkuar Sevillas, Valencias dhe Leganes, kjo e fundit eliminoi Real Madridin.

Dy gola i kanë mjaftuar Barcelonës në Camp Nou kundër Espanyol për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan Gazeta Express.

Barça fitoi 2:0 në sfidën e kthimit në Camp Nou falë golave të Luis Suarez dhe Lionel Messi, që realizuan në minutat nëntë dhe 25’të.

Në gjysmëfinale Barça ka mundësi të takohet me klube si Sevilla, Valencia dhe befasia e këndshme Leganes, që eliminoi Real Madridin duke e mposhtur 2:1 midis Santiago Bernabeut.

E në minutën e 68-të erdhi momenti edhe për debutimin e yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Debutimi i Coutinhos me BARCELONEN
Debutimi i Coutinhos me BARCELONEN


Coutinho realizon ëndrrën, debuton te Barcelona (FOTO

Epoka e Philippe Coutinhos te Barcelona edhe zyrtarisht tashmë ka filluar.

Braziliani i transferuar këtë afat te Barcelona nga skuadra e Liverpoolit për 160 milionë euro ka debutuar në ‘Camp Nou’.

Coutinho ka zëvendësuar Iniestan në ndeshjen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Espanyol.

25 vjeçari është inkuadruar në lojë në minutën e 25’. FOTO :

Coutinho debut for Barcelona for the very first time.
Coutinho debut for Barcelona for the very first time.
Coutinho debut for Barcelona for the very first time.
Coutinho debut for Barcelona for the very first time.

Gol i hershëm në ndeshjen Barcelona – Espanyol (VIDEO)

Barcelona ka kaluar në epërsi kunder ekipit të Espanyol pasi humbi në ndeshjen e parë si mysafir në Espanyol 1-0.

Golin e shënoi Luis Suarez në minuten e 8, vetëm pak pasi u ndeshkua me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Ky është goli i Suarez pas asistim të Alex Vidal :

Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol (FOTO)

Barcelona do ët takohet sonte me Espanyolin në kuadër të Cop del Rey

Skuadra e Barcelonës do të tentojë që të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Espanyolit në Copa del Rey, ku javën e kaluar ishte mposhtur 1:0.

Trajneri Ernesto Valverde pritet të luajë me formacionin më të mirë, duke kërkuar kalimin në gjysmëfinale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:30.

Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol
Formacionet e mundshme : Barcelona vs Espanyol

ZYRTARE: Transferimi i ri po i kryen testet mjekësore te Interi

Rafinha është duke i kryer testet mjekësore, ky është lajmi që japin mediat italiane.

Mesfushori brazilian arriti mbrëmë në Milano dhe në mëngjesin e së hënës i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin te Interi nga Barcelona, raporton “Tuttomercatoweb”, transmeton Teleshkronja.

Raportohet se Rafinha është huazuar me obligim blerje në fund të sezonit, 35 milionë euro plus tri të tjera bonuse.

Zyrtarizimi i ish-lojtarit të Barcelonës pritet të bëhet gjatë ditës së hëne.

Valverde: “Po shpresojmë se Coutinho ndoshta debuton…”

Trajneri Ernesto Valverde ka folur rreth debutimit të transferimit të ri të Barcelonës, yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Coutinho u transferua në javën e parë të vitit 2018 te Barcelona nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurove.

Braziliani, Coutinho vuan nga një dëmtim i lehtë i muskulit dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij me Barcelonë.

Por, Valverde beson se debutimi i Coutinhos pritet të vjen shumë shpejt dhe mund të bëhet të enjten në ndeshjen kthyese ndaj Espanyolit në Copa del Rey.

“Ne nuk do të japim një datë të saktë për këtë çështje, sepse gjithmonë rrezikoni me gabimet”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Ai ka një problem të vogël të muskulit të këmbës së djathtë, ky është një vend ku ju duhet të mbani sytë mirë për gjërat kur ajo ndërhyn me lëvizjen e tij”.

“Unë mendoj se ai do të kthehet shpejt, nuk e di kur”.

“Shpresojmë të jetë të enjten, ai së shpejti do të jetë i integruar në ekip”, përfundoi trajneri spanjoll.