Barcelona mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Barcelona ka regjistruar fitore minimale (1-0) kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Lionel Messi doli në rast, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë portës.

Ndërkaq, një veprim të gabuar të Michel në dëm të Gerard Pique, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa pikërisht Leo Messi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (43′).

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi argjentinas rrezikoi sërish, mirëpo portieri Jordi Masip intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Në vazhdim, një mundësi shënimi e pati qendërsulmuesi Luis Suarez, ndërsa goditja shkoi drejt portierit mysafir, i cili e ndali. Më pas rrezikoi edhe Sergi Roberto, por nuk ishte efektiv. Messi dhe Suarez vazhduan me raste të tjera deri në fund, por nuk pati konkretizim.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

Real Valladolidi është në pozitën e 15-të në tabelë me 26 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë si mysafir të Sevillas, kurse Valladolidi është nikoqir i Real Betisit.

Barcelona vs Real Valladolid, formacionet zyrtare

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, liderja e La Ligës, Barcelona, ka mbetur vetëm gjashtë pikë para Real Madridit.

Pasi që ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira, katalonasit do ta kërkojnë fitoren sonte, në orën 20:45, kundër Real Valladolidit.

Ndeshjet kundër Sevillas dhe Real Madridit do të vijnë së shpejti për skuadrën e Ernesto Valverdes, për këtë arsye ai do të tentojë të fitojë sonte në shtëpi, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelën e La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalonas nuk arriti të shënojë për herë të parë në këtë sezon të La Ligës, në ndeshjen e fundit, kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ata i kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou këtë sezon dhe të tentojnë që sot ta marrin fitoren e nëntë në shtëpi.

Valladolidi udhëton në Camp Nou për herë të parë pas pesë vjetësh, mirëpo është në dijeni se historia nuk është në favor të tyre. Ata i kanë pranuar të paktën katër gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit në Camp Nou dhe i kanë humbur 80.9 për qind të ndeshjeve të zhvilluara në këtë stadium.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Fituesi i Champions League sipas basteve

Kthimi i ndeshjeve të Championsit në këtë mesjavë nuk ka ndikuar që të kompanitë e basteve të ndryshojnë kuotat e tyre për ekipin Madrilen që të shpallet kampion i Europës përsëri.

Ekipi i Solarit përsëri nuk është në mesin e favoritëve kryesor për të triumfuar në Champions League këtë sezon dhe kuota e tyre është 12.00 për t’u shpallur kampion i Europës për herën e 4’të radhazi.

Kuota apo favoriti kryesor është Man City me 4.00, pastaj vijnë Barcelona (5.50), Juventusi (7.00), PSG (8.00) dhe Liverpooli (9.00), para Realit që është favoriti i 6’të sipas kompanive të basteve botërore.

Barazim në El Classico, spektakël në Camp Nou

Barcelona dhe Real Madridi kanë  barazuar në Camp Nou në kuadër të gjysmëfinales së parë në Copa Del Rey.

Ishte një ndeshje e bukur plot raste për gol, kartonë dhe gola, raporton Teleshkronja Post.

Fillimisht ishte Lucas Vasquez me golin e shënuar në minutën e 6’të pas asistimi të bukur nga Karim Benzema.

Mbretërit ishin skuadër superiore në pjesën e parë, por dështuan t’i konkretizonin rastet e krijuara, veçanërisht me Vinicius Junior.

E gjitha që Barcelona bëri në pjesën e parë ishte shtylla transversale që e goditi Ivan Rakitic.

Megjithatë, Katalunasit u përgjigjën shpejt në pjesën e dytë, me Malcom, i cili i barazoi shifrat në 1-1 me golin e tij të parë në një El Clasico.

Pas një ore lojë, Lionel Messi u fut në lojë nga stoli duke e zëvendësuar Philippe Coutinhon që bëri pak.

Me Messin në lojë, Barça ishte dukshëm më e rrezikshme por e pasuksesshme në shënimin e golit.

Kështu pra ndeshja përfundoi 1-1 dhe gjithqka pritet të vendoset në Santiago Bernabeu sa i përket finalistit të Copa Del Rey./TeleshkronjaPost/

Barcelona vs Real Madrid, formacionet zyrtare në gjysmëfinalen e parë në Copa Del Rey / FOTO

Kupa spanjolle ose siç njihet ndryshe Copa Del Rey, sonte rikthehet me gjysmëfinalet e para të kësaj gare. Real Madridi viziton në Camp Nou Barcelonën.

Të dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare ku dy palët kërkojnë fitoren në mënyrë që ta sigurojnë finalen e parë të sezonit, raporton Teleshkronja Post.

Ndërkohë në këtë listë u vërejt mungesa e 4 lojtarëve, mungesa e Brahim Diaz, Fede Valverde, Jesus Vallejo dhe Alvaro Odriozola të cilët nuk do të mund të luajnë në El Clasico.

Deri në momentet e fundit kishte dyshime se Messi nuk do të luaj për shkak të një dëmtimi të pësuar në fundjavë kundër Valencias dhe gjithashtu dihet për mungesen e Ousmann Dembele.

Solari ka vazhduar ta injoroj Iscon, i cili nuk ka zënë vend as sonte në formacionin startues të spanjollit.

Formacionet zyrtare të dy klubeve:

 

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Malcom, Luis Suarez, Coutinho.

Gjithashtu linqet për ndeshjen do ti publikojmë pas pak.

Presidenti Barcelonës tregon nëse do nënshkruajnë me Iscon

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të mirëpriste Iscon në Camp Nou, nëse ai do dëshironte të largohej nga Real Madridi.

Ish-lojtari i Malagas është në pozitë jo të mirë aktualisht në Santiago Bernabeu dhe mund të duhet të largohet në verë, gjë që do të thotë që katalanasit do të mbajnë sytë tek ai.

“Nëse trajnerët tanë na kanë kërkuar një lojtar dhe ata kanë dashur të largohen nga Real Madridi atëherë sigurisht që do t’i nënshkruajmë”, tha Bartomeu për “El Partidazo” të COPE.

“Kjo nuk ka ndodhur qëkur kam qenë këtu, por nuk ka paqe pa agresion dhe çdo ekip dëshiron të bëhet më konkurrues.”

“Ne do të bisedonim me Real Madridin për Iscon”.

Lionel Messi mbetet një dyshim për ndeshjen dhe presidenti pranon se nuk e njeh gjendjen e tij aktuale, tranmeton Teleshkronja Post.

“Është një pyetje për trajnerin,” tha ai.

“Nuk e di nëse Leo do të luajë dhe unë nuk do ta kërkoj. Valverde ka lirinë për të bërë atë që mendon se është më e mira për ekipin.”

“Të gjithë trajnerët kanë pasur atë liri, nuk kam informacion se a do të luajë ai”.

Pyetjet kanë rrethuar të ardhmen e Ernesto Valverde në klub, por Bartomeu dëshiron që ai të vazhdojë.

“Ai ka një kontratë për vitin e ardhshëm dhe ai është i lumtur dhe dëshiron të mbetet”, tha presidenti.

“Dua që ai të qëndrojë edhe nëse nuk fitojmë asgjë këtë sezon.”

“Duke qenë trajner i Barcelonës ju lë shumë, por ai është i vendosur mirë në klub dhe e pashë atë si më serioz vitin e kaluar”.

Pavarësisht se Neymar thuhet se dëshiron të kthehet në katalanasit, presidenti hodhi poshtë raportet që braziliani e kishte quajtur klubin në mënyrë që t’i kërkonte që t’i ofrojnë atij një ikje në Paris Saint-Germain.

“Ai kurrë nuk më ka thënë se ai dëshiron të kthehet që kur ai u largua.”

“As ai as babai i tij nuk më kanë thirrur, kemi marrë një vendim dhe nënshkruam Coutinho dhe Dembele.”

“Ata janë më të rinj dhe ne jemi shumë të kënaqur me ta,” përfundoi presidenti Barcelonës./TeleshkronjaPost/

Formacionet e mundshme: Barcelona vs Real Madrid

El Clasico e dytë për këtë sezon do të zhvillohet sonte në Camp Nou, ku Barcelona e pret Real Madridin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Kjo do të jetë vetëm ndeshja e parë në radhën e tri El Clasicove që do të zhvillohet gjatë një muaj ditëve, pasi që ndeshja kthyese në Kupën e Mbretit do të zhvillohet më 27 shkurt e pastaj ndeshja e La Ligës më 2 mars.

Barcelona vjen në këtë ndeshje pas barazimit më Valencian në La Liga, ndërsa në Kupën e Mbretit kishte fituar bindshëm kundër Sevillas me rezultat 6:1. Në anën tjetër, Real Madridi e fitoi ndeshjen e fundit me rezultat 3:0, kundër Alavesit, dhe e zuri një vend në gjysmëfinale të kupës duke e mposhtur Gironën me rezultat të përgjithshëm 7:3.

Skuadra e Santiago Solarit ka arritur të përmirësohet gjatë ndeshjeve të fundit, pasi e kishte filluar sezonin në mënyrë aspak bindëse. Në tetor të vitit të kaluar, Barcelona e tronditi Real Madridin duke fituar me rezultat 5:1, ku protagonist ishte Luis Suarez me het-trikun e tij.

Përderisa në atë ndeshje Real Madridi kishte pasur më shumë goditje drejt portës sesa Barcelona (15 për Real Madridin dhe 13 për Barcelonën), madrilenët duhet të tregohen më të saktë këtë herë nëse e duan një vend në finale.

Sa i përket Barcelonës, shqetësimi më i madh për katalonasit është nëse Messi do të arrijë të luajë nga minuta e parë për këtë ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen kundër Valencias. Argjentinasi është pjesë e skuadrës së ftuar për këtë ndeshje, por nuk dihet nëse do të jetë titullar.

Formacionet e mundshme të të dy skuEl Clasico e dytë për këtë sezon do të zhvillohet sonte në Camp Nou, ku Barcelona e pret Real Madridin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Kjo do të jetë vetëm ndeshja e parë në radhën e tri El Clasicove që do të zhvillohet gjatë një muaj ditëve, pasi që ndeshja kthyese në Kupën e Mbretit do të zhvillohet më 27 shkurt e pastaj ndeshja e La Ligës më 2 mars, transmeton Gazeta Express.

Barcelona vjen në këtë ndeshje pas barazimit më Valencian në La Liga, ndërsa në Kupën e Mbretit kishte fituar bindshëm kundër Sevillas me rezultat 6:1. Në anën tjetër, Real Madridi e fitoi ndeshjen e fundit me rezultat 3:0, kundër Alavesit, dhe e zuri një vend në gjysmëfinale të kupës duke e mposhtur Gironën me rezultat të përgjithshëm 7:3.

Skuadra e Santiago Solarit ka arritur të përmirësohet gjatë ndeshjeve të fundit, pasi e kishte filluar sezonin në mënyrë aspak bindëse. Në tetor të vitit të kaluar, Barcelona e tronditi Real Madridin duke fituar me rezultat 5:1, ku protagonist ishte Luis Suarez me het-trikun e tij.

Përderisa në atë ndeshje Real Madridi kishte pasur më shumë goditje drejt portës sesa Barcelona (15 për Real Madridin dhe 13 për Barcelonën), madrilenët duhet të tregohen më të saktë këtë herë nëse e duan një vend në finale.

Sa i përket Barcelonës, shqetësimi më i madh për katalonasit është nëse Messi do të arrijë të luajë nga minuta e parë për këtë ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen kundër Valencias. Argjentinasi është pjesë e skuadrës së ftuar për këtë ndeshje, por nuk dihet nëse do të jetë titullar.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Barcelona XI: Ter Stegen,Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, Rakitic, Arthur, Suarez, Dembele, Coutinho

Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon, Modric, Casemiro, Kroos, Vazquez, Benzema, Vinicius

ZYRTARE: Barcelona publikon listën për El Classico, a u ftua Messi ?

Lionel Messi ia ka dalë. Ai është lajmi i madh i Barcelonës këtë të marte. Superylli argjentinas është ftuar për El Clasicon e së mërkurës mbrëma në Camp Nou, pas lëndimit në fundjavë.

Ernesto Valverde e ka futur Lionel Messin në listën e 19 futbollistëve të ftuar për t’u përballur me Real Madridin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, shkruan Gazeta Express.

Tri ditë pasi e mori një goditje të fortë në kofshën e këmbës së djathtë, Lionel Messi ishe në dyshim të madh për gjysmëfinalen e së mërkurës ndaj rivalit Real Madridit, por sot ai u stërvit normalisht me skuadrën dhe duket i gatshëm për lojë.

Kjo ka bërë që Valverde, i cili më herët gjatë ditës tha se do të presë deri pas stërvitjes për të vendosur për Messin, ta ftojë atë për ndeshjen e nesërme që luhet në Camp Nou me fillim në orën 21:00.

Ndërkohë, Ousmane Dembele nuk ia ka dalë të rikuperohet me kohë dhe kështu nuk do të jetë pjesë e Barçës për t’u përballur me Madridin.

Përveç Dembeles, mungojnë edhe Cillessen, Umtiti dhe Rafinha.

Solari: “Shpresoj se kalendari i ndeshjeve nuk është i qëllimshëm”

Me Real Madridin që vjen në El Clasico me më pak kohë pushimi se Barcelona, ​​trajneri Santiago Solari nuk ishte i kënaqur nga situata dhe se shpreson se nuk ishte i qëllimshëm.

Si rezultat i mënyrës sesi ndeshjet ranë para ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Copa del Rey në Camp Nou të mërkurën mbrëma, Real Madrid u përball me Alaves në LaLiga Santander të dielën dhe fitoi me lehtësi 3-0.

Blaugrana ishte në veprim një ditë më herët ku ata morën një barazim 2-2 kundër Valencias në shtëpi, edhe pse kjo ishte një lojë në të cilën ata humbën Lionel Messin para përfundimit të takimit, raporton Teleshkronja Post.

“Kalendari i ndeshjeve është kurioz, por ne nuk e bëjmë atë dhe ne duhet të dalim dhe të luajmë në më të mirën tonë”, tha ai.

“Shpresoj që kjo të mos jetë e qëllimshme.”

“A do të preferoja që Messi të luante? Në futboll, është mirë që lojtarët më të mirë të luajnë çdo lojë dhe nuk do të ndikojnë në përgatitjet tona”.

Përsa i përket përzgjedhjes së ekipit të tij, argjentinasi këmbënguli se Vinicius Junior nuk ka siguruar 100% si lojtarë i rregullt dhe ka treguar pak detaje kur pyetet për Iscon, këtë herë në zhgënjimin e mesfushorit.

“Vicinius nuk është i padiskutueshëm në ekip, sepse në futboll, asgjë nuk është e padiskutueshme”, shtoi ai.

“Me Isço, të gjithë fokusi ynë është në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe kjo është e gjitha që na intereson dhe zë mendimet tona”.

Solari nuk do të zbulonte nëse formacioni i tij është zgjedhur, gjithashtu refuzoi të ushtrojë presion mbi lojtarët e tij dhe nuk beson se kjo lojë do të jetë vendimtare në përcaktimin e zhvillimit të tyre.

“Kjo do të jetë një ndeshje e shkëlqyer midis dy rivalëve të mëdhenj: ai është si River-Boca, Inter Milan, Penarol-Nacional, San-Lorenzo-Huracan dhe natyrisht me Barcelonën dhe Atleticon”, vazhdoi ai.

“Ne duam të konkurrojmë në këto lojëra dhe ne jemi gati për të, por momenti i së vërtetës është në çdo lojë dhe nuk ka dallime midis tyre.”

“Të gjithë lojtarët do të kontribuojnë në atë që kanë, disa sjellin gjëra të caktuara dhe të tjerët bëjnë gjëra të ndryshme.”

“Gjëja kryesore është ajo që ne të gjithë po lëvizim në të njëjtën drejtim”./TeleshkronjaPost/