Atletico tejet cinike, fiton 2-0 ndaj Juventus / VIDEO

Atletico Madridi e ka mposhtur 2:0 Juventusin falë dy qendërmbrojtësve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, në Wanda Metorpolitanotw mërkurën në Madrid.

Dy qendërmbrojtësi Gimenez dhe Diego Godin shënuan për t’i dhënë një fitore dhe një epërsi tejet të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones kundër Juventusit të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, raporton Gazeta Express.

Me gjithë vendimet e VAR-it që shkuan kundër tij, gjiganti spanjoll ishte skuadër bindëse ndaj vizitorëve nga Torino, dhe do të shkojë në ndeshjen e kthimit pas tri javësh me një epërsi të konsiderueshme në përpjekje për ta siguruar çerekfinalen.

I pari që rrezikoi portën kundërshtare ishte Cristinao Ronaldo, i cili me një goditje nga gjuajta e lirë në minutën e nëntë rrezikoi seriozisht portën e Jan Oblak, por slloveni bëri një pritje të mirë.

Nga gjuajta e lirë provoi edhe Antoine Griezmann (29)’, por Wojciech Szczesny nuk u befasua. Në vazhdim nuk kishte raste serioze për gol dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë, fillimisht rrezikuan me Diego Costan (50′) pastaj me Griezmannin (53′).

Goli i parë në takim erdhi nga Jose Maria Gimenez në minutën e 79-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Diego Godin.

Në minutat e mbetur Juventusi kërkoi më shumë golin, edhe pse rrezikuan seriozisht me Federico Bernardeschin (89′) dhe Ronaldon, goli nuk erdhi.

Ndeshja e kthimit luhet në Torino më 12 mars.

Këtë herë Morata nuk gabon, Atletico në epërsi / VIDEO

Atletico Madrid më në fund ka kaluar në epërsi kundër Juventus, pas kontestimit të disa vendimeve nga VAR.

Para pak minutash goli i spanjollit Morata u anulua, por kësaj radhe ai nuk gaboi spanjolli Alvaro Morata.

Goli i Moratas :

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid vs Juventus / FOTO

Atletico Madrid sonte pret kampionin italianë Juventus në Wanda Metropolitano për ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Allegrit, Juventus, shihet si favoritë kryesor për të fituar trofeun e çmueshëm të kësaj gare evropiane, por gjigantët e Serie A do të kenë një detyrë të vështirë gjatë ditës së sotme në përballje me të besuarit e Diego Simeones.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sonte, transmeton Teleshkronja Post.

Formacioni zyrtar i Atletico Madrid : Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Saul Niguez, Thomas, Rodri, Koke; Costa, Griezmann.

Formacioni zyrtar i Juventusit : Szczesny – De Sciglio, Bonucci, Chiellini(C), Alex Sandro – Bentancur, Pjanic, Matuidi – Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Atletico vs Real Madrid, formacione e mundshme për derbi

Duke filluar nga ora 16:00, Atletico pret Real Madridin në “Wanda Metropolitano”, sfidë e vlefshme për xhiron e 23 në La Liga.

Ekipi i Solarit nuk di për fitore në La Liga kundër Atleticos që nga viti 2016, kur kishte triumfuar atë kohë 0-3 në “Vincente Calderon”, me het-trik nga ana e Cristiano Ronaldos.

Katër ndeshjet e fundit pas atij triumfi, janë ndarë barazim deri më tani.

Por, duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe mundësinë e mirë për t’u ngjitur sa më lart në tabelë, pasi diferenca mes tyre është vetëm dy pikë – atëherë pritet që kjo ndeshje të mbyllet me një tjetër rezultat, e jo me barazim.

AS ka zbuluar formacionet e mundshme dhe nëse Simeone e ka të qartë tashmë 11-shen titullarë, kështu nuk duket për Solarin.

Forma e mirë e Vinicius Junior dhe Lucas Vasquez, ka krijuar kokëdhembje për Solarin i cili duhet të sakrifikojë dy lojtarë me emër: Gareth Bale dhe Marco Asensio.

Sipas AS, Vinicius do të zbresë në fushë nga minuta e parë dhe dilema e vetme është mes Bale e Vasquez.

Solari i përgjigjet mesazhit të Iscos në Twitter

Santiago Solari doli në një konferencë shtypi në prag të derbit madrilen, kundër Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas foli edhe për atmosferën e skuadrës së tij pas barazimit në “Camp Nou”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, si dhe për Isco, njërin prej “protagonistëve” në kampin e bardhë.

Si është bilanci në dhomën e zhveshjes?

e punojmë çdo ditë për t’u forcuar taktikisht, fizikisht dhe psikologjikisht.

Alvaro Morata mund ta festojë golin…

Respekt për kundërshtarin, por kjo nuk ka të bëjë me shprehjen e sadisfaksionit të vetëm një lojtari.

Cila është situata e Isco?

Ka pasur një problem me fytin, por do ta vlerësojmë këtë pasdite.

Ka ndodhur një tragjedi te Flamengo, ish-shtëpia e Vinicius…

Ai është i shqetësuar, sepse ajo ishte shtëpia e tij. Kjo është normale, sepse kemi të bëjmë me një lajm shumë trishtues.

Mesazhi i Isco në Twitter…

Detyra e një futbollisti profesionist është për t’u trajnuar 100% për ekipin, për t’i shërbyer klubit sa më mirë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët, që janë duke punuar shumë mirë.

A jeni zemëruar me këtë mesazh?

Epo…

Cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë tuaja si trajner me Simeone?

E vlerësoj dhe kam respekt për “El Cholo”. Ka qenë trajneri im dhe e vlerësoj si një eksperiencë të bukur ndarjen e gjërave profesionale me të.

A do ta vuani presionin në “Wanda Metropolitano”?

Presioni është gjithmonë një stimul për sportistin.

A prisni më shumë nga Bale dhe Asensio?

Ata janë në rritje, janë përmirësuar. Ne të gjithë e dimë se çfarë mund të japin për ekipin. Janë të lumtur dhe po përmirësohen çdo ditë. I shoh mirë në trajnim dhe pres t’i gjykoj në ndeshje.

Cili është çelësi për të fituar në “Wanda Metrpoloitano?

Atletico Madrid është një skuadër intensive, taktike, energjike. Ne duhet të luajmë futbollin tonë me intensitet, për të qenë protagonistë në këtë ndeshje, për të konkuruar me armët tona.

Po nëse Isco ka të drejtë në atë që thotë…

Unë mendoj se iu jam përgjigjur gjithmonë, të gjitha pyetjeve. Gjithmonë jam në dispozicionin tuaj si gazetarë.

Pra, keni krijuar mundësi të barabarta për të gjithë?

Futbolli është punë dhe talent, por duhet të japësh gjithçka në stërvitje, për të qenë në dispozicion dhe luajtur. Është kënaqësi t’i shoh këta lojtarë teksa luajnë dhe stërviten, kur e bëjnë këtë me mjaft dëshirë e përqendrim.

Pra, për ju është më shqetësues një lojtar që mendon më shumë për veten se ekipin?

Nuk është ky rasti. Të gjithë lojtarët janë të përfshirë. Ne të gjithë kemi mbërritur shumë mirë në këtë moment, me përjashtim të Marcos, që shpresojmë të shërohet së shpejti. Kalendari është i ngjeshur, ka vend për të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është ndeshja e nesërme (e radhës). Do të jetë bukur, nëse e nisim ndeshjen mire, ashtu si kundër Barcelonës, Sevilla dhe Girona.

Publikohet data e derbit Real-Atletico

Derbi i madh i kryeqytetit spanjoll mes Atletico Madridi dhe Real Madridit në ndeshjen e kthimit, ku ndeshja do të zhvillohet më 9 shkurt në La Liga.

Skuadra e “Cholo Simeones” është në pozitën e dytë me 38 pikë, pesë më pas se Barcelona në krye dhe pesë më shumë se Real Madridi në pozitën e katërt.

Dy skuadrat në ndeshjen e parë të këtij stinori barazuan pa gola në Bernabeu, aso kohe Real Madridi trajner kishte Lopeteguin.

Ndërsa para se të fillonte ky stinor, Atleti e mposhti Real Madridin në finalen e UEFA Super Cup me rezultatin 4-2.

Kështu pra skuadra e Solarit do kërkoj hakëmarrje për finalen e humbur nè Super Kupën e Europës që e ka humbur në gusht./Teleshkronja Post/

Diego Costa ‘ndezë’ Wanda Metropolitanon / VIDEO

Atletico Madridi në minuten e 77; të takimit ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës.

Pasi iu mohua një penalti nga gjjyqtari ku Arturo Vidal preku me dorë topin brenda zonës, shkruan Teleshkronja Post.

Diego Costa shënoi me kokë dhe ndezi stadiumin Wanda Metropolitano kundër Barcelonës , pas një goditje nga këndi./Teleshkronja Post/

VIDEO :

Atletico Madrid vs Barcelona, formacionet zyrtare / FOTO

E shtuna në La Liga mbyllet me një super duel, ballafaqimi e madh mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku luhet edhe për vendin e parë në ligë.

Momentalisht, Atletico renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka Sevilla në pozitën e dytë dhe Alavesi në të katërtën, me Barçën që prin me 24 pikë, raporton Teleshkronja Post.

Atletico vjen në këtë takim në formë të mirë, pasi është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, pesë fitore dhe katër barazime, ndërsa në 14 takimet e fundit është mposhtur vetëm një herë.

Ecuria mbresëlënëse e Barçës prej 42 ndeshjeve pa humbje në shtëpi në ligë u ndërpre nga Betisi, i cili i mundi katalonasit 4-3 në ndeshjen e kaluar.

Kjo do të jetë përballja e 163-të mes Atleticos dhe Barçës. Atletico i ka 50 fitore, 39 ndeshje kanë përfunduar me barazim, ndërsa Barça i ka fituar 73 përballje.

Përballja e sotme në Madrid nis në orën 20:45.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atletico Madrid:

Barcelona