A do mbahet nesër mësim ? Vendos Komisionit Parlamentar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka përsëritur para Komisionit Parlamentar për Arsim qëndrimin e tij se, vendimi për orët e humbura gjatë grevës në arsim duhet të zbatohet i plotë, në mënyrë që të mos humbin nxënësit.

Në mbledhjen, e cila është mbajtur me ftesë të Komisionit Parlamentar për Arsim, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e SBAShK-ut, pas diskutimeve të shumta, ministri Bytyqi është pajtuar me propozimin e Komisionit që edhe këtë të shtunë të mos ketë zëvendësim të orëve të humbura, por kjo të fillojë nga e shtuna e ardhshme. Për këtë, MAShT do t’i njoftojë edhe zyrtarisht Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Komisioni Parlamentar për Arsim e ka vlerësuar planin e Ministrisë për zëvendësimin e orëve të humbura, ndërsa ky propozim është bërë për t’i dhënë kohë Sindikatës që të reflektojë pozitivisht dhe mësimi të fillojë të zëvendësohet nga e shtuna e ardhshme.

Megjithatë, në këtë mbledhje, ministri Bytyqi ka përmendur disponimin e Drejtorive Komunale të Arsimit që të fillojë zbatimi i vendimit për kompenzimin e orëve të humbura, ndërsa ka paralajmëruar masa ligjore ndaj të gjithë individëve që do të përpiqen ta pengojnë zbatimin e vendimit.

Pra nesër nuk ka mësim, por nga java apo e shtuna e ardhëshme pritet të ketë vazhdim të procesit mësimorë edhe të shtunave./TeleshkronjaPost/

8 shkolla të Drenasit përfitojnë projekte nga Zyra e BE-së për Arsim

8 shkolla të Drenasit përfitojnë projekte nga Zyra e BE-së për Arsim

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka fituar projektin “Përmirësimi i Ngritjes së Kapaciteteve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve” në nivelin arsimor 0 dhe 1, klasa përgatitore deri në klasës e pestë, i fincnaur nga Zyra e BE-së për Arsim.

Në garë për përfitim të këtij projekti kanë qenë gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, kur prej tyre janë zgjedhur 10 Komuna, nder to edhe Komuna e Drenasit.

Përfituese janë tetë (8) shkollat e Komunës së Drenasit, të cilat do të jenë pjesë e implementimit të këtij projekti për mbështetjen e mësimdhënësve. Mësimdhënësit e nivelit të klasës përgatitore dhe fillore do të mbështeten me trajnime me bazë në shkollë, për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.

Shkollat përfituese të projektit në Drenas janë; SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, SHFMU “Arif Shala” në Korroticë të Ulët, SHFMU “7 Marsi” në Kizhnarekë, SHFMU “Rilindja” në Dobroshec, SHFMU “Abedin Bujupi” në Arllat, SHFMU “Halil Bajraktari” në Drenasin II, SHFMU “Ali Gashi” në Çikatovë të re dhe SHFMU “Shaban Polluzha” Korroticë e Lartë.

Sot është mbajtur punëtoria e parë në Qendrën e Trajnimeve “Halil Bajraktari”, ku udhëheqës i ekipit të projektit ishte nga Zyra e BE-së për Arsim, Michael Lightfoot, Jehona Xhaferi eksperte për arsim dhe prezantuese e projektit, ekipi për mbështetje të mësimdhënësve në nivel të DKA-së, Laura Vrellaku – Pasjaqa udhëheqëse e epikit profesional, Drita Curri anëtare, Syzan Bytyqi anëtare, Valbonë Krasniqi anëtare, Arsim Berisha anëtar, Valedete Berisha anëtare, Valbonë Tahiraj anëtare, Drilon Krasniqi anëtar, Arsim Avdyli anëtar dhe Elhami Isufi anëtar.

Përfaqësuesi nga BE-ja, Lightoof, ka përgëzuar Komunën e Drenasit për fazën e parë të realizimit të këtij projekti, ku qysh në punëtorinë e parë kanë treguar profesionalizëm pjesëmarrësit dhe që i prinë në 10 Komunat e Kosovës.

Drejtoria e Arsimit në Skenderaj shpall konkurs për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme

Para pak ditësh komuna e Skenderajit më konkretisht Drejtoria e Arsimit në Skenderaj ka hapur 13 pozita të vendeve të punës për drejtorë të shkollave fillore dhe një pozitë për drejtor të shkollës së mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderajt.

Ashtu siç thuhet në njoftim nga komuna e Skenderajt bëhet e ditur se konkursi është hapur me datë 08.03.2019 dhe do të jetë i hapur për 15 ditë nga data e cekur.

Më poshtë e gjeni konkursin e plotë për 14 pozita:

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Institucioni: Komuna Skenderaj
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i vendit të punës: Me mandat ( jo i karrierës)
Numri i pozitave: Trembëdhjetë (13) pozita
Kategoria funksionale: Nivel drejtues
Koeficienti: 7.8 për pozitat nr. 1 deri 13
Koeficienti: 8.4 për pozitën nr. 14
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet
I. Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët (AR/640/JP00037761)
1. Shfmu „ Ahmet Delia“ – Skenderaj
2. Shfmu “Malush Ahmeti” – Rezallë
3. Shfmu “Enver Haliti” – Lubovec
4. Shfmu “Dëshmorët e Qyqavicës” – Qirez
5. Shfmu “Azem Bejta” – Prekaz i Epërm
6. Shfmu “Ismet Uka” – Ticë
7. Shfmu “Kuvendi i Drenicës” – Abri e Poshtme
8. Shfmu “Bashkim Sadiku” – Tushilë
9. Shfmu “Abedin Rexha” Turiçec
10. Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë
11. Shfmu “Idriz Barani” Klinë e Epërme
12. Shfmu “ Shotë Galica” Runik
13. Shfmu “Ilir Lushtaku” Prekaz i Poshtëm
II. Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës së mesme të lartë (AR/640/JP00037759)
14. Gjimnazi “Hamëz Jashari” Skenderaj
Qëllimi i vendit të punës:
Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor
DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :
• Menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
• Hartimin e planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor të institucionit, të cilin e miraton
Këshilli Drejtues i Shkollës;
• Koordinimin dhe bashkëpunimin me Aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe
orëve për mësimdhënës/edukatorë;ë
• Caktimin e kujdestarëve të klasëve dhe kërkon raport prej tyre në paralele;
• Caktimin e kujdestarëve të ditës dhe kërkon raportin prej tyre;
• Caktimin dhe shqiptimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
• Caktimin e detyrave për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet të tjera që kanë të
bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë edukativo-arsimorë, konform legjislacionit
në fuqi;
• Përdorimin efikas të sistemit të informatave për udhëheqësin e arsimit në nivel komune
e më gjerë dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
• Detyrat dhe obligimet që dalin në bazë të plan – programeve mësimore aktuale;
• Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga aktet normative;
• Respektimin e afateve zyrtare;
• Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
• Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore;
• Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe stafit tjetër administrativ – teknik, në
mënyrë objektive, për çdo vit shkollor, duke e vendosur një kopje të këtij vlerësimi në
dosjen e secilit punëtor dhe përgatitë një raport të përgjithshëm me rekomandime për
DKA-në;
• Mbajtjen e së paku 10 orëve mësimore në shkollat ku ka më pak se 250 nxënës;
• Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe menaxhimin sipas kërkesave;
• Ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe dhënien e llogarisë për shpenzimin e mjeteve
të shkollës;
• Thirrjen dhe udhëheqjen e mbledhjeve të Këshillit të arsimtarëve;
• Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë;
• Propozimin për dhënien e lëvdatave dhe shpërblimeve për kontribute dhe suksese të
shkollës;
• Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës;
• Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara
me akte të tjera normative.
Kushtet:
• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin
prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e
mësimdhënësit sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe Normativit mbi
punësimin e kuadrit mësimor si dhe rregullativës tjetër ligjore;
• Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jenë në procedurë të licencimit;
• Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për
udhëheqje, administrim ose menaxhim;
• Të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto dokumente:
– Aplikacionin;
– Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
– Diplomat e kualifikimit ose certifikatat ( kopje e vërtetuar);
– Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
– Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ose që është në procedurë të licencimit;
– Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
– Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 08/2014 neni 3 pika 4.4);
– Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues
i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës
duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
– Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin konkurron
(së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, me font të shkronjave Arial, madhësia 12) sipas
udhëzimeve të MASHT;
– Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën
dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
– Dëshminë se kandidati nuk është nën hetime.
Për datën e intervistës, kandidatët do të informohen me kohë, përmes telefonit dhe e-mail
adresës.
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në sportelin nr.13, kati i parë në objektin e Komunës së
Skenderajt.
Dokumentet që i bashkangjiten aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.
Aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim

Zyrtare: SBASHKU merr vendim për mësimin nesër

SBASHKU ka marrë vendim, nesër nuk do të ketë mësim në gjithë shkollat e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Rrahman Jasharaj, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Jo nuk do të ketë mësim. Vendimi i SBASHKUT mbetet në fuqi. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës lidhur me kompensimin e orëve të mësimit. Besojmë se gjykata do të marrë vendim meritor”, tha ai në klankosovë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po bën presion që mësimi të mbahet edhe të shtunën, pra në terren kemi vërejtur se kolegëve tonë po u bëhet presion nga MASHT”.

Ai paralajmëron se “ nëse ky presion vazhdon, Sindikata do t’i riaktivizojë grevat”.

Jasharaj, përmendi edhe letrën e dërguar nga kryeinspektori i Ministrisë së Arsimit siç tha ai “pa titull”, që bëjë presion që të kompensohen orët e humbura nga grevat e mbajtura nga punëtorët e arsimit, për shkak të kërkesës së tyre për ngritjen në 30 për qind të koeficientit të pagës.

Jasharaj poashtu bëri thirrje “që nxënësit të mos shkojnë në mësim në grupe të vogla, por të respektojnë vendimin e SBASHK-ut”.

Urime 7 Marsi, dita e Mesuesit

Te nderuar e te respektuar,mesuesit tone,kudo qe jetoni e punoni,gezuar 7 Marsin diten tuaj.

Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene,jepni e do te jepni per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe te asaj gjuhe qe na e lane amanet te paret dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e ardhshem.

7 Marsin nuk mund ta kalojmë pa përmendur një nga mësuesit më të famshëm, mësuesin dhe luftëtarin e lirisë, Shaban Jasharin, Heroi i Kosovës.

Prishtinë, themelohet shoqata e krijuesve të rinjë “Pena e Artë”

Fillimi i këtij muaji, në Kosovë për dashamirësit e kulturës dhe librit, krijuesit e rinjë nisi me një lajm shumë të mirë për ta.

Në qytetin e Prishtinës u themelua Shoqata e Krijuesve të Rinjë ” PENA E ARTË,” e cila do të iu dalë në ndihmë krijuesve veçanërisht fëmijëve.

Qëllimi i shoqatës është nxitja, stimulimi dhe afirmimi i të rinjve krijues që kanë talent në krijimtarinë letrare, shkruan Teleshkronja Post.

Misioni i Shoqatës ” Pena e Artë ” është zhvillimi i kulturës, letërsisë dhe artit tek të rinjtë, e cila do të ndërmarrë këto lloje të aktiviteteve: Takime Letrare, Orë Letrare, Tribuna Letrare.

Shoqata e Krijuesve të Rinje ” PENA E ARTË ” hap dyert për të gjithë talentet e rinj nga mosha 10 vjeçare e më tutje.

Po ashtu Shoqata e Krijuesve të Rinj “PENA E ARTË” është e gatshme për bashkëpunime me shoqatat tjera mbarëkombëtare. Themeluese e Shoqatës është Naxhije Kiqina./TeleshkronjaPost/

Sindikata Arsimit: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i gjykatës

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar lidhur me deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë rreth çështjes së orëve të humbura gjatë grevës e sidomos rreth vendimit nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te Ministrit Bytyqi lidhur me këtë çështje.

Pas një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues solli vendimin që:

Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911 të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u i bindur se MASHT dhe Drejtoritë Arsimore respektojnë institucionet e drejtësisë apelon te këto dy institucione arsimore që të presin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje.

Historia e plotë e 16-vjeqares nga Drenasi, mësimdhënësit dhe policit

39 vjeçari Sh.Xh, mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.G, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici V.V.

Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat. Pas publikimit të rastit të saj, mësimdhënësi Xhekaj u suspendua për të dytën herë, për shkak të raporteve me të miturën deri në një vendim të Gjykatës. Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku sjell rrëfimin për rastin

Në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, mësimi të mërkurën po vazhdonte si zakonisht. Vetëm një ditë më parë, u bë e ditur se njëri nga profesorët e kësaj shkolle kishte abuzuar seksualisht me një të mitur, gjithashtu nxënëse në këtë shkollë.

Edhe pse mbi të po rëndonin këto akuza, Shkëlzen Xhekaj që jepte “Teknologji Informative”, kreu gjatë ditës orët që i kishte me nxënësit.

Ai ishte shumë i bindur se asgjë nga ato që kishte deklaruar e mitura A.G (emër i njohur për redaksinë), nuk ishin të vërteta, e thirrej mbi një vendim të prokurorisë që kishte pushuar hetimet për këtë rast.

Fillimisht, arsimtari Xhekaj tha se nuk ka çka të deklarohet për media, duke shtuar se drejtësia kishte vendosur pro tij.

Mirëpo, në një prononcim për Expressin, drejtori i shkollës, Valdet Istogu, kishte rrëfyer për rastin, duke shtuar se Xhekaj ishte suspenduar për një kohë, e edhe pasi kishin pushuar hetimet, Drejtoria Komunale e Arsimit, për gati katër muaj kishte hezituar që të njëjtin ta kthente në mësim.

“Ishte suspenduar deri sa të merrte vendim gjykata, kështu kishte vendosur DKA’ja. Drejtoria e ka pru vendimin. Gjykata me vendim e kishte shpallë të pafajshëm, edhe e ka çu letër edhe drejtorisë komunale që me e rikthy në vendin e vetë të punës. Edhe para se me ndodh kjo as nxënësi as prindi nuk janë ankuar te ne që mësimdhënësi në fjalë pe kushtëzon apo pe ngacmon” tha Istogu.

Drejtori ka konfirmuar se nxënësja tashmë po vazhdon mësimet rregullisht dhe momentalisht është në klasën e 12, ndërsa rasti kishte ndodhur kur ajo kishte qenë në klasën e 11.

As nxënësja e as familjarët e saj, sipas drejtorit nuk kanë deklaruar në shkollë asnjë nga këto shqetësime, përveç se te organet e rendit.

Drejtori po thotë se nuk kishin as informacione për ndonjë kushtëzim në notë dhe nxënësja kishe sjellje normale, nuk ishte agresive dhe nuk bënte mungesa.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndikuar në imazhin e keq të shkollës.

E mësimdhënësi Xhekaj gjatë ditës së nesërme, nuk do të mund të vazhdojë të jap mësim.

Krejt kjo, pasi që pas raportimit në media, Komuna e Drenasit e ka pezulluar për të dytën herë atë, për të njëjtin rast.

I njëjti, sipas vendimit të cilin e ka siguruar Gazeta Express nuk do të kthehet në punë deri me një vendim të Gjykatës, ndërsa, gjatë kësaj kohe do të marrë pagë 50%.

Më herët ai ishte pezulluar për gjashtë muaj, dhe i njëjti edhe pasi që ishte rikthyer në shkollë, nuk kishte pasur orë mësimi me vajzën.

Vajza kishte raportuar në polici krejt rastin, e sipas deklaratave të saj, ajo kishte rrëfyer se krejt historia me të cilën përfshihen marrëdhënie seksuale me profesorin kishte zgjatur një vit e gjashtë muaj.

Këto deklarata i kishte tërhequr kur ishte pyetur në prani të prindit, e për këtë rast kishin pushuar hetimet në janar të vitit të shkuar.

A.G, 17 vjeçare gjatë kohës kur kishte shkuar për ta denoncuar këtë rast në polici, ishte takuar me Vesel Veselin, polic, e i cili dyshohet se më vonë do ta dhunonte për një kohë, e pastaj, të njëjtën do ta detyronte që të abortonte. Veseli tashmë është arrestuar.

Doktori i cili e ka kryer abortin, pa dëshirën e vajzën, Fehmi Ahmeti, siç mëson Express është Shef i Repartit të Onkologjisë, ndërkaq, abortin ia ka bërë vajzës në ordinancën e tij private, krejt kjo me pretekstin se nuk e kishte ditur se vajza ishte e moshës së mitur.

  • Si kishte nisur e gjithë historia me profesorin?

Historia e vajzës kishte nisur në qershor të vitit 2016’të. Atëherë A.G (emër i njohur për redaksinë), tash 17 vjeçare, kishte filluar të fliste përmes Facebook’ut me Shkelzen Xhekajn të cilin e kishte edhe fqinj, por, që i njëjti jepte mësim edhe në shkollën ku mësonte vajza.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook’ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Xhekajn.

“Kemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Shkelzeni më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.

Autor i artikullit: GazetaExpress.