Asistimi magjik i Messit, por nuk u konkretizua nga Lautaro / Video

Sigurisht nuk ishte kthimi që Messi do të kishte parashikuar me kombtëren, por atij nuk i mungoj magjia për Argjentinën pavarsisht humbjes.

Një rast i tillë erdhi gjatë 45 minutave të para, kur 31-vjeçari krijoi një shans nga asgje dhe vendosi të vraponte nga rrethi i fushës.

Messi tregoi një kontroll fantastik në hapsirë të ngushtë dhe asistoj një top të mrekullueshëm për Lautaron, por fati nuk ishte me ta dhe nuk hyri në gol.

Nëse Lionel Scaloni do ta ftojë për Copa America këtë vit, ata do të kenë nevojë për më shumë momente magjike si ky.

Shikoni klipin e plotë më poshtë:

Formacionet zyrtare: Argjentina – Venezuela / Foto

Argjentina do të luaj miqësore me Venezuelën në stadiumin “ëanda Metropolitano” të Madridit.

Pas disa muajsh pushim, Lionel Messi është rikthyer në përfaqësuese dhe do të luaj nga minuta e parë.

E veçanta e formacionit është se Scaloni ka vendosur të startoi në këtë ndeshje me tre lojtarë që kanë të njëjtin mbiemër.

Lisandro Martinez, Lautaro Martinez e Gonzalo Martines do të luajn nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Lajm fantastik për Messin dhe Argjentinën

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është thirrur për miqësoret e ardhshme të Argjentinës kundër Venezuelës dhe Marokut këtë muaj.

Dy takimet përkatëse do të zhvillohen në shtëpinë e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, më 22 mars, dhe më 26 mars, shkruan Teleshkronja Post.

Messi do të shfaqet në të dy ndeshjet, pasi Shoqata e Futbollit Argjentinas tashmë kanë promovuar ndeshjen në Madrid dhe kanë shitur mbi 10,000 bileta.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk do të udhëtojë për në Marok pasi Barcelona do të përballet me Espanyol katër ditë më vonë në LaLiga Santander.

Messi vendosi të tërhiqej nga ‘Albicelestët’pas Kupës Botërore të 2018 në Rusi dhe nuk mori pjesë në ndeshjet e skuadrës në vjeshtë, pasi ai fitoi disa ditë pushimi shtesë nga detyrat e tij me klubin katalunas.

Superylli i Barcelonës do të marrë pjesë në Copa America, e cila do të mbahet në Brazil në qershor, dhe do të tentoj të fitojë një trofe me kombëtaren, të vetmen gjë që nuk e ka bërë, pas disa dështimeve në Kupën e Botës dhe në Copa America./Teleshkronja Post/