Gol i jashtëzakonshëm nga Arbër Zeneli, barazon Kosova / Video

Kosova ka barazuar rezultatin kundër Bullgarisë me super gol nga Arbër Zeneli.

Sulmuesi anësorë i Kosovës mori një top dhe nga mesfusha prej 30 metrash realizoj një supergol, raporton Teleshkronja Post.

Ky është goli i mrekullueshëm nga ZENELI i cili e ngriti stadiumin në këmbë :

Vojvoda vazhdon me shakatë e tij: Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb përqendrimi…

Atmosferë e mrekullueshme mbi mbizotëron te Kosova para ndeshjes të hënën me Bullgarinë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, futbollistët e Kosovës kanë pasur fatin që dy ndeshje me radhë t’i zhvillojnë në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

E para u zhvillua të enjten, ku Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën, kurse radhën e ka sfida me Bullgarinë, me 25 mars (të hënën), e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Për shkak se të dy ndeshjet “Dardanët” i kanë pasur në Prishtinë, ata kanë qenë më të lirë se herëve tjera. Kohën e lirë, futbollistët tanë e kanë kaluar edhe duke luajtur lojëra kompjuterike.

Vojvoda, ditë më parë, pas barazimti me Danimarkën, duke shpjeguar se si erdhi goli i mysafirëve në minutën e 91’, i bëri të gjithë të qeshin, duke thënë “10 sekonda me të humb përqendrimi, e han përmas”.

Kjo tashmë është shndërruar në një shaka dhe në një video të publikuar nga Mërgim Vojvoda, ku shihet Arbër Zeneli duke luajtur lojëra kompjuterike, ai i thotë: “Ruju Arbër se 10 sekonda me të humb përqendrimi….!”, e më pas nisin të gjithë të qeshin në dhomën e hotelit ku janë të grumbulluar futbollistët tanë.

Java e shqiptarëve, Zeneli shënon për Reims / Video

Sulmuesi anësor i Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar përsëri për klubin e tij, Stade de Reims, në ndeshjen kundër Dijonit, në kuadër të xhiros së 28-të të Ligue 1.

Kosovari shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes, duke e kaluar në epërsi me rezultat 1:0 skuadrën franceze.

Goli i Arbër Zenelit ndaj Dijon, përcjellë Teleshkronja Post :

ZYRTARE: Arbër Zeneli transferohet në Francë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli karrierën e tij do ta vazhdojë në Ligue 1 te skuadra e Stade de Reims, ka konfirmuar sot Heerenveen.

Klubi holandez bën të ditur se 23 vjeçari do të udhëtojë sot për në Francë për të negociuar me Reimsin për kontratën e tij, dhe ai do të prezantohet te Reimsi pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Komunikata e plotë nga Heerenveen :

“Arbër Zeneli mund të vazhdojë karrierën tij në Ligue 1. Sulmuesi 23 vjeçar është lejuar që të udhëtojë të premten për në Francë për të negociuar kontratën e tij me Stade de Reims. Kur klubi dhe lojtari arrijnë marrëveshje atëherë Zeneli do të largohet nga Friesland”, thuhet në konfirmimin e Heerenveenit.

Lajm fantastik për Arbër Zenelin

Arbër Zeneli ka zënë vend në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Eredivise.

Viti 2018, ka qenë i mirë për Arbër Zenelin, si te Përfaqësuesja e Kosovës njëjtë edhe te skuadra e tij në Holandë, Heerenveen.

Në ligën elitare të futbollit holandez ka disa lojtarë shqiptarë, por në formacionin e Squwakas është vetëm Arbër Zeneli i Heerenveenit.

23 vjeçari ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet këtë sezon, duke arritur të realizojë edhe tetë asistime, për t’u shndërruar në lojtarin më vendimtar te Heerenveen.

Formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Holandë e gjeni në fotografinë e mëposhtme.