Komisioneri Hahn: ‘Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan liderët’

Para disa muajve ishte temë tabu dhe goditej rëndë kushdo që e fliste rreth kufijëve. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Johannes Hahn ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post,” ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn tha, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Dhe shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Kjo temë ka ndarë rrugët e liderëve politik në Kosovë, disa duke e kundërshtuar fuqishëm e disa duke e përkrahur./Teleshkronja Post

Vuçiq si Holliwood, qan para serbëve në përvjetorin e bombardimeve

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në një solemnitet rasti foli presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa duke aktruar se kinse është tepër i emocionuar, në një çast lëshoi edhe disa pika lot.

Duke e përmendur Jamie Shean, të cilin e cilësoi si njërin nga fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiqi nisi të flasë me zë të dridhur.

“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme. – Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porse Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008, porositi Vuçiqi.

Vuçiq: Pa bisedime me ne, shqiptarët s’mund të bëjnë bash kurrgjë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “agresioni i NATO-s kundër RF të Jugosllavisë nuk solli në Kosovë paqe, as shoqëri që mbështetet në demokracinë, e as stabilitet.”

Duke e hapur Dialogun e 4-t strategjik të Beogradit “20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin XXI”, Vuçiqi porositi se “pa bisedime me Serbinë shqiptarët nuk mund të arrijnë ama bash kurrgjë”.

Sipas presidentit serb, bombardimi e ka ndryshuar gjendjen në Kosovë vetëm në kuptimin se fuqie a vërtetë është në forcën e NATO-s, e cila siguron që shqiptarët adiministrativisht ta udhëheqin Kosovën, porse nuk janë larguar konfliktet shekullore ndërmjete serbëve dhe shqiptarëve, e as nuk është siguruar paqe e qëndrueshme.

Ai porositi se Serbia është shtet neutral dhe se dëshiron raporte të mira me NATO-n, por jo edhe anëtarësim në të.

“Serbia është vend neutral. Ndërsa jam i bindur se NATO, e cila gjithmonë thotë se kjo është zgjedhje e Serbisë, ndoshta më do ta deshtë Serbinë, sesa disa vende tjera të rajonit që vraponin drejt Aleancës”, tha Vuçiqi.

Vuçqiq: Nëse ka trazira, serbët në Kosovë i ruan NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.

Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.

Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta. Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiq.

Çitaku i përgjigjet si ‘bandite’ deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit e Vulinit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.

Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni. Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe atë më një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.

Presidenti serb Vuçiq paralajmëron njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por se ka deklaruar se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim.

“Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë italiane ANSA, shkruan Danasi serb.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

“Për dallim nga liderët e Kosovës të cilët çdo ditë po i mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jo reale, se Prishtina do të fitojë gjithçka e Beogradi asgjë, detyrë e imja është që serbëve t’ua shpjegoj kuptimin e kompromisit me Kosovën, i cili nuk përbën as fitore as humbje. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë tutje Vuçiq.

Vuçiq ka mohuar se ka pasur takime sekrete me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, siç shkruajnë disa media, dhe i ka përshkruar si “rrenë e kulluar” pretendimet e ekzistimit të një drafti të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.

Ai ka përsëritur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë derisa qeveria e Kosovës nuk e tërheq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Haradinaj-Vuçiqit: S’kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Decani i ka dërguar mesazhe presidentin Hashim Thaci, por edhe presidentit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit.

Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.

“Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë le ta dijë gjithkush”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq në tubimin që mbajti Kryeministrit të shtunën, i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve.

Haradinaj: Kush hamamin jam unë, kur m’qet kushte Vuçiqi prej Beogradit

Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhon me qëndrimin e tij koensistent për mos pezullimin e taksës.

I ftuar në emisionin ‘Debat’ në televizionin publik në RTK me Ridvan Berishën tregoi se nuk do të tërihqet.

Në një pjesë të intervistës ai tha se nuk do ta pranojë kushtin e Aleksander Vuçiqit nga Beogradi për heqjen e taksës, shkruan Teleshkronja Post.

“Çfarë kryeministri jam unë, kush hamamin jam unë, kur m’qet kushte Vuçiqi prej Beogradit për me shku në dialog.”

“Nëse ne pranojmë pezullimin e taksës, në pranojmë pozicionin e humbësit në raport me Serbinë,” u shpreh Haradinaj.

“Taksa nuk është kundër Amerikës, kurrë nuk i kam rrejtë dhe gjithmonë i drejtpërdrejtë me amerikanët.”/TeleshkronjaPost/