Haradinaj acarohet me të moshuarin dhe i vërsulet edhe Agim Bahtirit

Bashkëbisedimi me qytetarët e Mitrovicës i organizuar nga Nexhmedin Spahiu, në të cilin ishin të pranishëm kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, është përcjellë me tensione të shumta.

Fillimisht kishte qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte acaruar me një anëtarë të sindikatës së Trepçës, pasi ky i fundit i kishte thënë se do të ishte më mirë që gjysma e parave të dedikuara për autostradën e Dukagjinit, t’i ndahen Trepçës për gjenerim të vendeve të reja të punës.

I moshuari nga qyteti i Mitrovicës, madje i kishte thënë kryeministrit Haradinaj, se pavarësisht që vendimet merren nga një njeri, ato duhet të jenë të barabarta për secilin rajon të Kosovës, duke përmendur kështu edhe një rrugë në Mitrovicë që kishte mbetur pa u asfaltuar.

Kjo e kishte acaruar Haradinajn mjaft shumë, duke i thënë anëtarit të sindikatës së punëtorëve të Trepçës që “marre është me fol kështu”, me arsyetimin se Peja e Gjakova kanë bërë shumë për Mitrovicën.

E pas gjithë këtij tensioni, Haradinaj është përplasur edhe me kryetarin e Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtirin, pasi ky i fundit i tha që e mori shumë afër zemrës deklaratën e të moshuarit nga Mitrovica.

“ Kryeministër pak e morre, rajonale.. Po nuk ke rajonale se na të repsketojna.”, iu drejtua Bahtiri, Haradinajt.

“Nëse do me bo debat unë me ty, hyjm në debat. Unë ia dhash një përgjigje prej zemre, po edhe me ty mundem me hy në debat kryetar”, ia kthen Haradinaj.

“Jo nuk e pata për debat, po e pat fjalën pak ma ndryshe po ska problem”, vazhdon Bahtiri.

Pas kësaj fjale të Bahtirit, Haradinaj acarohet edhe më tepër duke i thënë se s’ka nevojë për sqarimin e tij.

“Skam nevojë për ndihmën tonde, na shqip folim e merrem vesh. Nëse ki naj sen me mu fol, na merrem vesh në bisedë” ka vazhduar Haradinaj.

Pas kësaj ka folur përsëri Bahtiri, duke i thënë se nuk dëshiron të futet në debat me kryeministrin.Video nga minuta e 55-të.

‘Shqiponjat e Gollakut’ dhe Agim Bahtiri e ndezin atmosferën / VIDEO

Në emisionin “Kojshia Show” këtë të dielë ishte i ftuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Grupi i tupanave.

Agim Bahtiri në një moment emocionohet nga meoldia e tupaneve dhe fillon vallëzimin. Shikoni çfarë vallëzimi bënë me tupana.

Grupi i tupanave Shqiponjat e Gollakut nga Gjilani dhe Agim Bahtiri:

Dështon projekti i Bahtirit për Mitrovicën ?

Gati një muaj më parë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deponoi në Kuvend peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të veriut, por i njëjti ende nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend.

Anëtarë të këtij komisioni thonë se kjo çështje tejkalon kapacitetet e komisionit, meqë është temë më serioze sesa kaq, raporton KTV.

Lirie Kajtazi nga LDK-ja, ka thënë se, në shumicën e rasteve, peticionet kanë shërbyer si mjet i politikës ditore e nuk e kanë pasur qasjen e duhur.

Ajo tha se ata që i udhëheqin peticionet, pasi të arrijnë një efekt politik të subjektit, i lënë edhe vetë në harresë ato.

Ndërkohë, Teuta Haxhiu tha se është interesuar të dijë për fatin e këtij peticioni, derisa administrata i ka thënë se ka shkuar në qeveri për një mendim.

Ajo uron që ndjenja e brendshme për Mitrovicën e bashkuar të mos jetë eufori.

Televizioni ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse peticioni është në qeveri për një mendim, por kanë thënë se kjo çështje i takon vetëm Kuvendit.

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i sigurt që Mitrovica do të bashkohet brenda këtij viti.

Ai ka qenë edhe më i ashpër në deklarimet e fundit, duke thënë se, nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë.

Për bashkimin e këtij qyteti, kryetari Bahtiri e gëzon mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kastrati dhe Bahtiri memorandum bashkëpunimi për 51 shtëpi në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës Jugore dhe Shoqata Jetimat e Ballkanit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Kjo u bë e ditur sot përmes një njoftimi në Facebook nga kryesuesi i shoqatës dhe humanisti Halil Kastrati, raporton Teleshkronja Post.

Kryetari Agim Bahtiri dhe Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen, ku u bë e ditur se do dhurohen 51 shtëpi.

Postimi i plotë :

Lajm i madh 51 shtepi do te ndertohen ne komunen e MitrovicesSot u nenshkrua memorandumi bashkepunues mes Shoqates…

Posted by Halil Kastrati on Thursday, January 31, 2019

Agim Bahtiri ja ‘krisë’ këngës për Isa Boletinin

Sonte i ftuar në Oxygen Show me Besim Dinën ishte kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit.

Gjatë emisionit Agim Bahtirit në emision i erdhi edhe një këngëtar i muzikës popullore, përcjellë Teleshkronja Post.

Ai bashkë me “Celin” kënduan këngën e Isa Boletinit, duke shfaqur edhe talentin e Agimit sadopak për muzikën.

Video:

Cili është politikani më i mençur shqiptarë sipas Agim Bahtirit ?

Sonte i ftuar në Oxygen Show me Besim Dinën ishte kryetari i Mitrovicës së Jugut.

Si njeri karizmatik Bahtiri nuk heziton asnjëherë të japë komente për çështje të ndryshme, shkruan Teleshkronja Post.

Por në pyetjen e Besim Dinës se cili është politikani më i mençur shqiptarë sipas Agim Bahtirit?, Agimi hezitoj të përgjigjej.

Promo e emisionit :

Bahtiri godet gjithë ata që nuk e përkrahin bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, beson që misioni i tij për bashkimin e Mitrovicës do të realizohet këtë vit.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, që mori mbështetje nga rreth 17 mijë qytetarë në idenë e tij për bashkim, thotë se Mitrovica do të bashkohet sivjet, raporton KTV.

“Nuk dua të jap afate, por besoj që Mitrovica bashkohet këtë vit”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri, i cili mori mbështetje edhe nga presidenti, thotë se me kryeministrin Ramush Haradinaj nuk ka folur direkt, por mbështetje ka marrë nga vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, si dhe nga të gjithë kolegët e tij kryetarë komunash që vijnë nga AAK-ja.

U ka tërhequr vërejtjen vendorëve e ndërkombëtarëve që t’i mbajnë larg duart nga Mitrovica.

Bahtiri ka bërë thirrje që Kuvendi të ecë tutje me peticionin, e për bashkimin e Mitrovicës është i bindur se nuk ka nevojë fare për votat e Listës Serbe.

“Mezi po pres me ju pa fytyrat atyre në Kuvend që do të votonin kundër”, ka thënë më tej Bahtiri.

Por, qytetarët e Mitrovicës nuk janë aq optimistë sa Bahtiri.

Derisa mbështetje iniciativës së Bahtirit i ka dhënë presidenti Hashim Thaci, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, këtë e ka quajtur vetëm lojë politike.

Ai tha se do t’i japin mbështetje peticionit të qytetarëve që tash është në Kuvend, megjithëse thotë se ka vështirësi në realizim.

Rreth kësaj çështjeje nuk ka dashur të komentojnë Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Bashkimi i Komunës së Mitrovicës së Jugut me atë të Veriut nuk mund të ndodhë pa miratimin e Listës Serbe.

Me kushtetutë përcaktohet se ndryshimi i kufijve komunalë është legjislacion me interes vital, që kërkon edhe shumicën e votës së deputetëve të komuniteteve pakicë.

Thaçi e përkrahë zyrtarisht Bahtirin për bashkimin e Mitrovicës

Agim Bahtiri para pak javësh, pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe, e nisi peticionin për bashkimin e Mitrovicës.

Në fillim askush nuk e përkrahu edhe pse Bahtiri thoshte se e ka përkrahjen e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit.

Por siç duket tash Bahtiri edhe zyrtarisht e ka një përkrahje nga lideri i shtetit, presidenti Thaçi, raporton Teleshkronja Post.

Madje Thaçi sot në një postim në Facebook ka kërkuar që edhe institucionet tjera ta përkrahin iniciativen për bashkimin e Mitrovicës.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca,” shkruan Thaçi.

Kështu sipas shkrimit të Thaçit, tash edhe qeveria dhe institucionet tjera të shtetit duhet ta mbështesin inicativen e Bahtirit, duke aluduar tek kryeministri./Teleshkronja Post/