Milot Rashica magjik, por Bayern shkon në finale / Video

Kampioni aktual gjerman, Bayern Munich ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë falë një goli të vonshëm të Robert Lewandowskit nga penalltia, pas triumfit 3-2 kundër Werder Bremenit.

Dy gola të sulmuesit polak, R.Lewandowski, një nga Thomas Muller i mjaftuan skuadrës së Niko Kovaç të fitojë 3-2, ndaj Werder Bremen të mërkurën në gjysmëfinale të DFB Pokal në Bremen.

Fillimisht djemtë e Niko Kovac kaloi në epërsi përmes Lewandowskit pas 26-minuta lojë, në një pjesë të parë që prodhoi shumë raste.

Pas një ore lojë, Muller e dyfishoi epërsinë e bavarezëve dhe u mendua se gjërat kishin marrë fund për Bremenin, raporton Teleshkronja Post.

Megjithatë, anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, pati diçka tjetër në mendje.

22 vjeqari nga Kosova e ktheu Werderin në lojë me aftësitë e tij të mrekullueshëm brenda dy minutave.

22-vjeçari së pari asistoi për Yuto Osake në minutën e 74-të dhe vetëm një minutë më vonë, ai shënoi një gol të mrekullueshëm individual duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje në Kupën e Gjermanisë për Rashicën.

Megjithatë, Muller e fitoi një penallti rreth dhjetë minuta para fundit, me Lewandowskin që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayern Munich do të përballet me RB Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë. /TeleshkronjaPost/

Rashica vazhdon mrekullinë në Bundesliga me Werder Bremen / Video

Mesfushori sulmues i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të në Bundesligë.

Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2-0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

S’ndalet Milot Rashica, tjetër gol për Werder Bremen / Video

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar përsëri për ekipin gjerman Weder Bremen.

Ndeshja Bayer Leverkusen 0-2 Werder Bremen ende po luhet pjesa e parë, raporton Teleshkronja Post.

Golin e parë e shënoj Kruse ndërsa golin e dytë e shënoj Milot Rashica pak para fundit të pjesës së I.

Ky është goli i shënuar nga Milot Rashica vs Leverkusen :

Rashica barazon rekordin e Lewandowskit dhe ndihmon Werederin në fitoren kundër Schalkes / Video

Skuadra e futbollistit kosovarë, Milot Rashica, Werder Bremen ka fituar bindshëm me rikthim kun Schalke 04.

Ishte pikërisht vet Milot Rashica, i cili nisi ktë rikthim të Werder Bremen, pasi në fillim Schalke ishte në epërsi, raporton Teleshkronja Post.

Golat e shënuar nga Brel Embolo u zhvleftësuan pasi në skendë doli Rashica me golin e minutes së 31’të.

Pastaj ishte gjithqka më e lehtë për skuadren e Werder, Kruse shënoi nga penaltia dhe Harnik në fund të takimit.

Milot Rashica me këto gola thyen rekord  duke u bërë lojtari me më shumë gola në Bundesliga në vitin 2019, aq sa Robert Lewandowski.

Rezultati përfundimtarë i ndeshjes: Werder Bremen 4-2 Schalke 04. Pas kësaj fitore, Werder Bremen ka shkuar në kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në Bundesligë.

Golat e ndeshjes./Teleshkronja Post/


Miloti i pandalshëm, shënon golin e dytë kundër Schalke / Video

Djaloshi nga Vushtrria po shkëlqen, Rashica po shkëlqen kundër Schalkes.

Sulmuesi i talentuar i Kosovës, Milot Rashica, ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019.

Pasi shënoi për 1-1 kundër Schlake 04 në minutën e 31’ të takimit, Miloti ka realizuar sërish.

Ai shënoi për 3-1 në minutën e 73’ të takimit, duke treguar klasin e vërtetë.

Milot Rashica shënon gol të bukur për Werder Bremen / VIDEO

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin sërish në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar Rashica ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019, përcjellë Teleshkronja Post.

Sonte ai e ka gjetur përsëri golin dhe ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 kundër Schlake 04 duke treguar rëndësinë e tij.

Rashica shënoi në minutën e 31’ të takimit./Teleshkronja Post/

Super goli i tij :

Sportistët kosovarë urojnë Pavarësinë e Kosovës

​Sportistët e Kosovës kanë uruar në rrjetet sociale për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sot, më 17 Shkurt 2019, Kosova e feston 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një datë shumë e rëndësishme në historinë e vendit që është kremtuar edhe nga sportistë të shumtë shqiptarë, futbollist, boksierë e shumë të tjerë.

“Urime 11 vjetorin e Pavarësisë KOSOVË”, shkruan Rashica në Instagram.

Ja si uruan disa nga sportistët kosovarë :