Boris Tadic-serbian-president

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka folur për zgjidhjet e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tadiqi ka përmendur se nëse njëra palë i fiton të gjitha dhe tjetër i humbë të gjitha, atëherë mund të ketë një konflikt të ri ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar se nuk e përkrahë as mendimin për vazhdimin e konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, por nuk pajtohet as me ata zëra që thonë se Serbia duhet të dorëzohet për çështjen e Kosovës.

“Është e vështirë për të llogaritur se cili opsion është mi keq. Absolutisht nuk pajtohem me ata që mendojnë që duhet të vazhdohet konflikti i ngrirë, e as me ata që besojnë që duhet hequr dorë nga Kosova sa më parë të jetë e mundur, pasi asnjë prej tyre nuk i kuptojnë implikimet e qasjeve të tilla”, ka thënë Tadiç në një intervistë për “Blic.rs”, shkruan “Alsat-M”.

Ish-kreu i shtetit serb ka përmendur edhe faktin se marrëdhëniet e ngrira në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të vazhdojnë edhe më tutje për shkak të rritjes ekonomike dhe demografike të vendit të tij.

“Të ashtuquajturit zëra modernistë të cilët thonë se duhet të tërhiqemi nga Kosova sepse konsiderojnë se tashmë ajo pjesë është e humbur, e pengon zhvillimin tonë të mëtejshëm ekonomik, pasi një vend që heq dorë aq lehtë nga pjesë të territorit të saj i dërgon sinjale të tjera se është në gjendje ta bëjë këtë edhe me pjesët e saj të tjera, dhe do të jepte një mesazh për investitorët se është një vend i paqëndrueshëm”.

Sipas Boris Tadiq partia e presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq, e ka sjellë Serbinë në këtë gjendje në raport me Kosovën, pasi sipas tij që nga vitet e ’90-ta kanë bërë veprime të cilat e kanë ngushtuar hapësirën vepruese për zgjidhjen e problemit të Republikës së Kosovës, dhe tani po e akuzon qeverisjen paraprake për dështimet.

Loading...