Ndeshja ndërmjet Milanit dhe Manchester United ka filluar me spektakël, ku u shënuan dy super gola në pjesën e parë.

Fillimisht ishte super goli i Marcus Rashford pas 13 minutash lojë në Cardiff, raporton Teleshkronja Post.

E Milani ka arritur ta barazojë rezultatin 1:1 në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin e Cardiffit në Uells dhe është e vlefshme për International Champions Cup.

Golin e shënoj mesfushori anësorë, Suso, nga më se 25 metra largësi, duke lënë David De Gean të shtangur./TeleshkronjaPost/

Loading...