Juventusi në ndeshje ndaj Fiorentinës në 45 minutat e para mbeti pa Douglas Costan dhe Miralem Pjanicin, që pësuan dëmtime.


Zonja e Vjetër do të udhëtojë të martën në mëngjes drejt Madridit, për t’u përballur me Atleticon në Ligën e Kampionëve.


Sot kaun dal analizat e para të lëndimeve, Douglas Costa do të mungojë për të paktën 15 ditë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së mesme.


Sa i përket Miralem Pjanic, ai sot pati kontrollet mjekësore dhe boshnjak nuk ka asnjë dëmtim, ndërsa sot është stërvitur veçmas grupit.

Gjendja e tij do të vlerësohet të martën edhe njëherë për t’u parë nëse do jetë gati për ndeshjen në “Wanda Metropolitana”.


Juventusi edicionin e shkuar e kishte eliminuar pikërisht Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve në 1/8 me nje rikthim prej 2-0 ku kishin humbur ne ndeshjen e pare, ndersa fituan 3-0 ne Allianz Stadium me hattrickun e Cristiano Ronaldos.

Loading...