Borussia-Dortmund-vs-Bayern-Munich-German-DFL-Supercup-2019-Final-1280x600

Natë e zjarrtë na pret sonte, pasi sezoni i futbollit 2019/20 në Gjermani fillon sonte në orën 20:30 me përballjen mes kampionit të Bundesligës, Bayern Munich dhe nënkampionit Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë në “Signal Iduna Park”.

Dy ekipet ishin të përfshira në një garë të ngushtë për trofeun e Bundesligës vitin e kaluar, që në fund doli triumfues Bayern Munich.

Borussia Dortmundi e mbajti kreun e ligës për një pjesë të madhe të sezonit, mirëpo një krizë afër fundit të sezonit ia dha Bayernit titullin e shtatë radhazi të kampionit të Gjermanisë.

Kjo ka qenë një verë përplot ndryshime për skuadrën e Niko Kovacit, pasi që ata po e fillojnë sezonin e ri pa Franck Riberyn e Arjen Robbenin për herë të parë pas një dekade.

Edhe Dortmundi ka qenë i zënë duke e rindërtuar skuadrën me lojtarë si Thorgan Hazard dhe Julian Brandt. Ata do të tentojnë që këtë sezon ta fitojnë titullin për herë të parë që nga viti 2012.

Ndeshjen Borussia Dortmund vs Bayern Munich mund ta ndiqni LIVE në linkun më poshtë:

Loading...