Florian marku-Miroslav Seban

BOKS – Boksieri shqiptar, Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve meçin ndaj çekut, Miroslav Serban, të zhvilluar të premten mbrëma në Londër.

Aktualisht boksieri më i mirë shqiptarë triumfoi pas gjashtë raundeve të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.

Rivali i Florian Markut, 28 vjeçari Miroslav Serban, në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 15 ndeshje – duke përfshirë edhe meçin ndaj Markut – nga të cilat ka arritur të fitojë 11 prej tyre.

Kjo ishte humbja e katërt në karrierën e tij. Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 4 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh ende asnjë humbje.

Interesimi për këtë meç ka qenë mjaft i madh dhe shumë shqiptarë kanë qenë prezent në eventin “UltimateBoxxer” në Londër.

Në mesin e përkrahësve shqiptarë prezent në arenë kanë qenë edhe dy futbollistët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Momenti kur Marku shpallet fitues:

Loading...