Sulmi terrorist në Zelandë: Autori i frymëzuar nga 'Mitologjia Serbe'

Sulmi terrorist në Zelandë: Autori i frymëzuar nga ‘Mitologjia Serbe’

share

Kryeministri Scott Morrison ka konfirmuar se një australian u arrestua në Zelandën e Re, i cili është i dyshuar se kreu sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch, ku humbën jetën deri më tani 40 persona dhe 48 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

“Autoritetet australiane janë të përfshira dhe ata do të vazhdojnë me hetimin e tyre,” tha ai.

I arrestuari është Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi. Mirëpo ai nuk e ka identifikuar vetën si australian edhe pse ka lindur këtu.

Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.

Në 74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”

“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald.”

Në dosje, ai i referohej përdhunimeve të tmerrshme Skaf në Sidney në vitin 2000. Por manifestimi i tij sugjeroi se ishte i preokupuar me përdhunimet që kishin ndodhur në Angli dhe më së fundi në Gjermani nga jo-evropianët.

Autori i sulmit terrorist ne Zelande te Re, Brandon Tarrent
Foto para hyrjes në Xhami dhe kryerjes së masakrës.

Në veçanti, ai referoi shfrytëzimin seksual të rreth 1400 fëmijëve në qytetin verior të Rotherham në fund të viteve 1980, 1990 dhe 2000, kryesisht nga burrat britanik-pakistanezë.

Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq, i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane në pushtim, superfuqisë islame të asaj dite, të cilin thuhet se kishin vrarë osmanët.

Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.

Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës.

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...