Suarez: “Real Madridi ishin fantastik, ne ishim në nivel”

Loading...

Luis Suarez ka vetëm lëvdata për Real Madridin pas ndeshjes 1-1 në Camp Nou.

Sulmuesi uruguajian Suarez ishte një lojtarët më të mirë në fushë për Barcelonë, edhe pse disa nga bashkëlojtarët sipas tij nuk ishin në formë.

“Pjesa e parë e Real Madridit ishte e pabesueshme, shumë të mira si një ekip, me intensitet, me forcë,” tha fillmisht Suarez.

Ai komentoi edhe lojën e ekipit të tij, duke mos lëvduar edhe aq paraqitjen në pjesën e parë, raporton Teleshkronja Post.

“Barça nuk kishte ide, 3 apo 4 lojtarë të cilët janë shumë të ulët (në nivel), me personalitet të keq, nuk ishim mirë në fillim. ”

Kështu u shpreh Luis Suarez për mediumin spanjoll Carousel./TeleshkronjaPost/

Loading...