Edin Dzeko in Real Madrid 2019

Ekipi i Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit, pas krizes që po kalon këtë sezon.

Gazeta sportive AS, vëzhgues të Los Blancos kanë ndjekur nga afër Edin Dzekon në ndeshjen Spanjë-Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Teleshkronja Post – SPORT.

Në këtë ndeshje të zhvilluar në Estadio de Gran Canaria sulmuesi i Romës luajti për 84 minuta, por nuk arriti të shënojë ndonjë gol.

Në javët në vazhdim Real Madridi pritet t’ia prezantojë ofertën skuadrës nga Roma, me shpresën që nuk do refuzohen.

Dzeko ishte kërkuar shumë nga Chelsea gjatë verës, por lojtari kishte refuzuar vazhdimisht Blutë.

Miqësorja mes Spanjës dhe Bosnjës përfundoi në të mirë të spanjollëve me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Brais Mendez.

32-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Loading...