mauro icardi inter stervitje

Sot është dita e rikthimit të Icardit në skuadrën e Antonio Contes dhe stërvitja e tij e parë me shokët e skuadrës që pas grumbullimit verorë në Zvicer.

Ai nuk ishte prezent me lojtarët e grumbulluar për turneun e Kinës por tashmë pushimet ekstra kanë mbaruar edhe ai pritet të jetë në Appiano Gentile rregullisht ditën e sotme.

Gjithesesi kjo gjë nuk ndryshon asgjë për të ardhmen e tij sepse ajo eshte e vendosur tashme: shanset që ai të qëndroj tek Interi janë zero.

Ndërkohë, sipas asaj që tregon Sport Mediaset, Mauro Icardi ka kërkuar vetë që të rikthehet në stërvitje me shokët e skuadrës duke filluar nga dita e sotme por do e bëj me të njejtat rregulla dhe kushte si njëzet ditë më parë.

Ai me shokët e skuadrës do të bëj vetëm stërvitjen atletike por atë teknike jo, sepse tashmë është totalisht jashtë projektit të Contes dhe nuk pse bën pjesë në stërvitjet me top.

Situata e Icardit sipas SportMediaset ka vetëm një mundesi të zhbllokohet: vetëm në rast se do të vijë një ofertë konkrete nga Juventusi, Napoli apo Roma.

Por edhe kjo ka pak gjasa të ndodhë tani afër sepse Juventusi duket se është larguar jo pak nga ai ndersa Napoli edhe pse ka shumë kontakte me të dhe Wanden, nuk është e bindur ende.

Pastaj për sa i përket Romes, duhet pritur se cfarë do të ndodhë me Dzeko dhe nëse ai mund të përfshihet në këtë operacion edhe pse sipas Sky Sports ai do të ishte dakort me këtë destinacion.

Por dicka është e sigurt në këtë moment: shpresat për një ri-integrim real në grup për Mauron nuk kanë qenë kurrë më të ulta. Sot rikthim ne grup, por si i vetëm në shtëpi.

Loading...