muaji i mergates drenas

Sonte filloj Festvali ‘Muaji Mërgatës’ në qytetin e Drenasit

Sonte, filloi “Muaji i Mërgatës”, muaj i organizuar me aktivitete kulturore për nder të mërgimtarëve tanë, të diasporës.

Gjatë këtij muaji, do të ketë aktivitete të shumta dhe manifestime që do të jenë me interes të veçantë për të rinjtë me art, muzikë, teatër dhe shfaqje të ndryshme dhe instalacione, me vlerë për të rinjtë e të rejat tona.

Organizatorët kanë paralajmëruar shumë aktivitete të ndryshme, ndër të tjerash do ketë shumë këngëtarë të estradës që do përformojnë në mbremjet në vijim.

Video ku mund të informoheni më shumë rreth ‘Muajit të Mërgates’:

Sipas paralajmërimit në faqen e Facebook, organizatorët kanë treguar se nesër mbrëma me 16 korrik do jetë prezent Gent Fatali, transmeton Teleshkronja Post.

Ndërsa publiku do mund ta ndjekin edhe lojën e KF Feronikelit ndaj TNS nesër nga ora 20:45.

“Muajin e Mërgatës” të hapur e ka deklaruar edhe kryetari i Drenasit, komunës nikoqire të festivalit, Razmiz Lladrovci./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...