Solari i përgjigjet mesazhit të Iscos në Twitter

Loading...

Santiago Solari doli në një konferencë shtypi në prag të derbit madrilen, kundër Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas foli edhe për atmosferën e skuadrës së tij pas barazimit në “Camp Nou”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, si dhe për Isco, njërin prej “protagonistëve” në kampin e bardhë.

Si është bilanci në dhomën e zhveshjes?

e punojmë çdo ditë për t’u forcuar taktikisht, fizikisht dhe psikologjikisht.

Alvaro Morata mund ta festojë golin…

Respekt për kundërshtarin, por kjo nuk ka të bëjë me shprehjen e sadisfaksionit të vetëm një lojtari.

Cila është situata e Isco?

Ka pasur një problem me fytin, por do ta vlerësojmë këtë pasdite.

Ka ndodhur një tragjedi te Flamengo, ish-shtëpia e Vinicius…

Ai është i shqetësuar, sepse ajo ishte shtëpia e tij. Kjo është normale, sepse kemi të bëjmë me një lajm shumë trishtues.

Mesazhi i Isco në Twitter…

Detyra e një futbollisti profesionist është për t’u trajnuar 100% për ekipin, për t’i shërbyer klubit sa më mirë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët, që janë duke punuar shumë mirë.

A jeni zemëruar me këtë mesazh?

Epo…

Cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë tuaja si trajner me Simeone?

E vlerësoj dhe kam respekt për “El Cholo”. Ka qenë trajneri im dhe e vlerësoj si një eksperiencë të bukur ndarjen e gjërave profesionale me të.

A do ta vuani presionin në “Wanda Metropolitano”?

Presioni është gjithmonë një stimul për sportistin.

A prisni më shumë nga Bale dhe Asensio?

Ata janë në rritje, janë përmirësuar. Ne të gjithë e dimë se çfarë mund të japin për ekipin. Janë të lumtur dhe po përmirësohen çdo ditë. I shoh mirë në trajnim dhe pres t’i gjykoj në ndeshje.

Cili është çelësi për të fituar në “Wanda Metrpoloitano?

Atletico Madrid është një skuadër intensive, taktike, energjike. Ne duhet të luajmë futbollin tonë me intensitet, për të qenë protagonistë në këtë ndeshje, për të konkuruar me armët tona.

Po nëse Isco ka të drejtë në atë që thotë…

Unë mendoj se iu jam përgjigjur gjithmonë, të gjitha pyetjeve. Gjithmonë jam në dispozicionin tuaj si gazetarë.

Pra, keni krijuar mundësi të barabarta për të gjithë?

Futbolli është punë dhe talent, por duhet të japësh gjithçka në stërvitje, për të qenë në dispozicion dhe luajtur. Është kënaqësi t’i shoh këta lojtarë teksa luajnë dhe stërviten, kur e bëjnë këtë me mjaft dëshirë e përqendrim.

Pra, për ju është më shqetësues një lojtar që mendon më shumë për veten se ekipin?

Nuk është ky rasti. Të gjithë lojtarët janë të përfshirë. Ne të gjithë kemi mbërritur shumë mirë në këtë moment, me përjashtim të Marcos, që shpresojmë të shërohet së shpejti. Kalendari është i ngjeshur, ka vend për të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është ndeshja e nesërme (e radhës). Do të jetë bukur, nëse e nisim ndeshjen mire, ashtu si kundër Barcelonës, Sevilla dhe Girona.

Loading...