Tottenham po konsideron Elseid Hysaj të Napolit, ndërsa ata eksplorojnë opsione të reja të mundshme për mbrojtësin e djathtë pas një dëmtimi të Juan Foyth, shkruan Sky Sports News.

Foyth pritet të mbes jashtë për “shumë javë” sipas shefit të Spurs, Mauricio Pochettino, pasi ishte si një kandidat kryesor i pozitës së mbrojtësit të djathtë për sezonin e ri.

Tottenham ka qenë i hapur për të hyrë në treg për një mbrojtës të ri të djathtë këtë verë, pasi e bëri të disponueshëm Kieran Trippier dhe më pas shitjen e tij në Atletico Madrid muajin e kaluar për rreth 21.7 milion.

Që nga ardhjae tij nga Empoli në verën e vitit 2015, 25-vjeçari Hysaj ka bërë mbi 130 paraqitje në Serie A për Napolin, dhe është paraqitur nga 46 herë për Shqipërinë.

Elseidi ka edhe shirtin e kapitenit ne kombetaren shqipetare.

Sky Sports News raportoi, transmeton Teleshkronja Post, në fillim të kësaj vere se lojtari i Marseille, Hiroki Sakai është një tjetër që u pëlqen – por ata kanë shqetësime për moshën e tij në 29 vjeç.

Pochettino luajti me të riun Kyle Walker-Peter në të djathtën kur Spurs barazoj 1-1 dhe më pas humbi në penallti ndaj Inter Milan në ndeshjen e tyre të fundit para sezonit në Tottenham Hotspur Stadium të shtunën.

Serge Aurier nuk ishte në dispozicion pavarësisht se u kthye në stërvitjen e skuadrës së parë në Hotspur Way javën e kaluar, pas një dëmtimi të vogël që ai mori gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës./Teleshkronja Post/

Hysaj me fanelen e Napolit.
Loading...