Simeone: Juventusi ka pushuar një ditë më shumë, por ne jemi gati

​Juventusi është gati, po ashtu edhe Atletico Madridi – në Torino e marta është dita e madhe.

Atletico Madrid do të provojë të mbrojë në “Allianz Stadium” avantazhin 2-0 ndaj Juventusit, një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Në fushë do të zbresin dy skuadra të mëdha dhe pretendente për të fituar Champions League.

Diego Simeone i ka të qarta idetë për këtë përballje të dytë me kampionët e Italisë.

Ai tregoi se Godin është rikuperuar, derisa paralajmëroi ekipin e Max Allegrit se Atletico është gati.

“Godin nesër do të luajë dhe do të jetë rregullisht në fushë”, tha Simeone.

“Juventusi ka pushuar një ditë më shumë se ne, por kjo është relative. Në rast se humbasim ky nuk do të jetë një shfajësim. Ne jemi mësuar me ndeshje çdo tre ditë, ndaj jemi gati”, shtoi ai.

Loading...