Si po shkon shërimi këmbës së Neymar ?

share

Neymari pretendon se ai mund të kthehet nga lëndimi i tij në kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nëse Paris Saint-Germaini arrin ta eliminojë Manchester Unitedin.

Planet e brazilianit duket të arritshme pasi që PSG-ja i mposhti “Djajtë e kuq” me rezultat 2:0 në Old Trafford, të martën, duke ia bërë më të lehtë kualifikimin në fazën tjetër, transmeton Gazeta Express.

Francezët e arritën këtë rezultat pa ndihmën e numrit dhjetë të tyre, i cili e ka lënduar shputën e këmbës së tij, në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Strasbourgut, në kuadër të Kupës së Francës.

Megjithatë, Neymari dëshiron të kthehet në fushën e blertë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ai mendon se do të arrijë të luajë në fazën e radhës së garës më prestigjioze në Evropë, përkundër që fillimisht ishte parashikuar që lëndimi do t’i zgjasë për dhjetë javë.

“Gjendja ime po përmirësohet. Ne tashmë i kemi bërë shumë trajtime e procedura, në mënyrë që të shërohem sa më shpejt që të jetë e mundur. Jemi të lumtur me progresin dhe me mënyrën se si janë duke shkuar gjërat”, ka thënë Neymar.

“Nuk mund të pres deri sa të kthehem për ta bërë gjënë që e dua më së shumti në jetë, që është të luaj futboll. Periudha e rikuperimit është tetë deri në dhjetë javë. Kështu mendojmë ne, kështu që mendoj se më së shumti do të zgjasë dhjetë javë. Ne kemi punuar që ta përshpejtojmë këtë proces”.

Ky është viti i dytë radhazi që Neymari ka pësuar lëndim në këtë pjesë të shputës së tij dhe ai i ka sqaruar disa nga procedurat e komplikuara që është duke i kaluar për ta përforcuar këtë pjesë të shputës.

“ Është një terapi e njohur si PRP. Në thelb, ta marrin pak gjak, e centrifugojnë, e distilojnë pjesën e mirë dhe e aplikojnë direkt te pjesa e lënduar”, ka sqaruar Neymari.

Lëndimi i sezonit të kaluar e mbajti Neymari jashtë ndeshjet së fundit të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit, mirëpo tani ai po pret që të kthehet më shpejt se herën e kaluar. /Gazeta Express/

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...