motra e policit izet demaj

Në pasditen e së enjtes Istogu është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Dy persona ia kishin mësyrë një banke e cila ishte në qendër të komunës së Istogut, ku dyshohet se këta ishin nisur për të kryer një grabitje.

Por këta dy persona u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit Kamer Metaj, e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe policit Izet Demaj.

Për vrasjen e policit Izet Demaj ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli, por reagimin e Veselit nuk e ka mirëpritur edhe motra e policit të vrarë Naile Demaj.

Naile Demaj ka komentuar në një postim të Klan Kosovës ku nuk është kursyer në fyerjet që ka drejtuar Kadri Veselit, duke i thënë “Ishte vëllai im, u vra tu i ndjek hajnat si ti more i poshtër more qen more i pafytyr”

Loading...