Shkumbin Demolli

Bëri shumë bujë mbrëmë kandidati për deputet në listën e Partisë Euroatlantike të Kosovës. Megjithatë, Shkumbin Demolli, ka dhënë dorëheqje nga partia e Milaim Zekës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është larguar nga lista për deputetë e kësaj partie, andaj edhe ka dhënë dorëheqja nga PEK-u.

” Me keqardhje dua të ju njoftoj se më s’jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti,me mashtrues nuk mund të qëndroj”, ka shkruar Demolli.

Letra e dorëheqjesTë dashur miq,ka pak dit që jam anëtarësuar në PEK.
Fillimisht u propozova për deputet,e më pastaj më than se nuk je më në listën përfundimtare,arsyeja që jam larguar nga Lista është që kryesia paska vendos kështu. Jam kundër krimit,haraçit,korrupsionit.
Me keqardhje dua të ju njoftoj se më s’jam në listë për deputet në këtë mandat, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti,me mashtrues nuk mund të qëndroj.
Nuk jam dorëzuar dhe as nuk dorëzohem,e kishin shansin për ta kaluar pragun,tash besoj se kanë me humb besimin për këtë veprim.Për veprimet e mia politike,do të ju njoftoj me kohë.Ftoj mediat për intervistë.

Ndërsa replikat me Milaim Zekën – Demolli i ka vazhduar me një seri postimesh, duke demantuar kryetarin e PEK-ut.

Loading...