Shaqiri ia ‘gërdit’ futbollin Lovrenit, dy herë topin nën këmbë

Skuadra e Liverpool e ka mposhtur Burnleyn 4-2 të dielën pasdite, për ta ulur në vetëm një pikë epërsinë ndaj liderit dhe rivalit për titull Manchester Cityt, por për një mbrojtës të të kuqve në veçanti, e diela nuk ishte edhe aq ditë e mirë.

Xherdan Shaqiri u përkujdes që Dejan Lovreni të bëhet objekt tallje nga tifozët dhe madje nga faqja e vet Liverpoolit në Instagram.

Qendërmbrojtës kroat nuk luajti teksa bashkëlojtarët e tij i pranuan dy gola, por ai përjetoi një moment të keq në nxemje para ndeshjes, kryesisht falë kosovarit të Zvicrës, Shaqirit.

Shaqa ia futi topin nën këmbë Lovrenit dy herë brenda 20 sekondave.

Këtë më së miri e dëshmon videoja më poshtë, me Shaqirin që nuk mund t’i mbajë të qeshurat pasi e bën horë Lovrenin.

 

Loading...