Shaqiri futet në lojë dhe asiston tek goli i fitores dhe mbanë në garë për titull Liverpoolin / Video

Liverpool fitoj një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Newcastle United, në minutat e fundit të ndeshjes 2-3.

Ndeshja po shkonte si mos më keq për The Reds gjatë pjesës së dytë, ku Mohamed Salah u lëndua, loja ishte barazim.

Por Jurgen Klopp bëri dy zëvendësime, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, lojtarë të cilët ia kanë fituar ndeshjen sonte Liverpoolit, shkruan Teleshkronja Post.

Momenti vendimtarë për Liverpoolin ishte minuta e 85 kur pas një ndërhyrje ndaj Fabinhos afër zonës, Van Dijk i thotë Shaqirit të harkojë dhe Xherdani e bëri për mrekulli duke gjetur në zonë Origin i cili shënoj golin e fitores.

Përkundër që Liverpooli e ka aktualisht pozitën e parë në tabelën e Premierligës, gara për titull është ende në duart e Manchester Cityt, që do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje të hënën. Për momentin, Liverpooli i ka dy pikë dhe një ndeshje më shumë sesa skuadra e Pep Guardiolës./TeleshkronjaPost/

Loading...