Sfida e madhe mes Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit nesër

share

Këtë të shtunë, sfida e Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit në dy emisionet respektive është e veçantë.

Shtrohet pyetja pse? Kanë të njëjtin të ftuar. E çuditshme, por e vërtetë. Ermal Mamaqi ka paralajmëruar përmes një video të shkurtër në Instagram, se i ftuari i tij këtë të shtunë është Ylli Limani.

Të njëjtin të ftuar ka edhe Arbana Osmani si surprizë për të bërë fansat e tij të lumtur.

Të dyja emisionet janë të regjistruara sigurisht, por do të jetë interesante të dimë se ku do të duan ta shohin teleshikuesit Ylli Limanin, në Klan apo në Top? Mbetet për t’u parë të shtunën.

Loading...