Serbia zhvillon paradën ushtarake në mes të tensioneve me Kosovën [VIDEO]

Shumica e mediave ndërkombëtare si Associated Press, New York Times e Washington Post, i kanë kushtuar një artikull paradës ushtarake që është mbajtur në Serbi, për të shënuar Ditën e Fitores dhe humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas kësaj agjencie me seli në New York, kjo paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë.

Parada në qytetin jugor të Nishit, ka përfshirë katërmijë trupa, treqind automjete dhe dyzet avionë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse – një shfaqje e aleancës në rritje midis Moskës dhe Beogradit, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.

“Tensionet janë thelluar në rajon, me Serbinë dhe Kosovën që e akuzojnë njëra-tjetrën për minim të normalizimit të marrëdhënieve pas luftës së vitit 1998-99, e cila përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s”.

Gjithashtu edhe presidenti i Serbisë në fund të paradës u deklarua:

“Shpresoj të mos kemi nevojë ta përdorim (ushtrinë) kundër gjithkujtë,” tha presidenti serb Aleksander Vuqiq.

“E gjithë kjo duhet të shërbejë kryesisht si një paralajmërim kundrejtë atyre që mendojnë ta rrezikojnë Serbinë.”

“Serbia është një vend i lirë dhe nuk do të lejojmë askënd të dëmtoj lirinë e tonë”, tha Vuçiç para ushtarëve dhe mijëra njerëzve që u mblodhën për të parë paradën.

Associated Press shkruan më tej: “Kosova, një ish-krahinë, shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Mirëpo Beogradi ende nuk e ka njohur atë”.

“Çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO që janë të vendosura atje”./TeleshkronjaPost/

Loading...