Sonte u luajt derbi i Italisë mes dy klubeve që kanë rivalitet të madhë.

Klubi nga qyteti i modës, Inter, nuk arriti të marrë më shumë sesa një barazim 1-1 në takimin kundër Juventusit, e cila u zhvillua sonte, në kuadër të xhiros së 34-të të Serisë A.

Derisa Interi e dëshironte fitoren për t’i përmirësuar edhe më shuam gjasat që të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Juventusi luajti vetëm për prestigj, pasi që tanimë e ka siguruar titullin e kampionit.

Ekipi i drejtuar nga Spalleti nuk arriti ta fitojë këtë ndeshje, përkundër që e dominoi ndeshjen edhe me posedim te topit edhe me numrin e rasteve të krijuara për të shënuar gol.

Zikaltrit kaluan fillimisht në epërsi përmes supergolit të shënuar nga Radja Nainggolan në minutën e shtatë të ndeshjes. Edhe asisti i Matteo Politanos kishte qenë mjaft mbresëlënës.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo u sigurua që Juventusi mos ta pësojë disfatën e tretë këtë sezon, duke shënuar gol në minutën e 62- të të ndeshjes. Ky gol u asistua nga Miralem Pjanic.

Përkundër që e mori vetëm një pikë nga kjo ndeshje, Interi pozicionohet mjaft mirë në tabelën e Serisë A, sa i përket kualifikimit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Interi tani i ka 62 pikë, me katër pikë më shumë sesa Roma, që renditet në pozitën e katërt në Serinë A./TeleshkronjaPost/

Loading...