Juventus mbrëmë riktheu rezultatin nga 1-0 në 1-2 kundër Lazios falë dyshes portugeze Joao Cancelo-Cristiano Ronaldo.

Me golin e mbrëmshëm portugezi CR7 ka arritur në kuotën e 15 golave në ligën italiane, gjithashtu ka shtuar edhe 5 asistime pas 21 xhirosh.

Por Cristiano mbrëmë me golin nga penalita siguroi edhe tre pikë skuadrës italiane në krye të Series A, raporton Teleshkronja Post.

Ai me golin e mbrëmshëm arriti pikë për Juventusin këtë sezon (19 pikë). Ai fitoi më shumë pikë fitoi për skuadrën e tij se çdo lojtar tjetër në 5 ligat më të mira të Evropës.

Kjo tregon për suksesin që po kalon Ronaldo dhe se po tregon sa i rëndësishëm është bërë për skuadrën e Juventus.

Ai në garë për Këpucën e Artë ka arritur të mbledhë 30 pikë dhe gjendët i shtati në rënditje, bashkë me Luis Suarez.

Loading...