Roma fton në stadium tifozin i cili tha “edhe unë do ta shënoja atë gol” / Video

Roma ka postuar një video të një rasti të humbur të Cengiz Under në kampionat. Një nga komentuesit, tifoz i ekipit, kishte thënë “edhe unë do ta shënoja atë gol”, siç mund të kemi thënë të gjithë për raste të pafalshme.

Ideja origjinale e klubit italian ishte të ftonte tifozin ta provonte në Olimpico a mund ta bënte golin.

Ai ka shkuar në stadium, është veshur me fanellën e ekipit të zemrës dhe ka marrë rolin e sulmuesit turk.

Organizatorët kanë rikrijuar aksionin dhe tifozit i kanë lënë momentin e finalizimit tre herë, por rezulton se edhe ai e humb rastin!

Një mësim i mirë për ata që thonë gjithmonë “edhe unë do ta kisha shënuar këtë gol” pasi asnjëherë nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Loading...