Rikthehet UCL: Manchester United – PSG, formacionet e mundshme

share

Paris Saint Germain do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford në fazën e parë të eliminimit direkt si njëra nga ndeshjet kryesore të kësaj faze në Champions League, e cila rikthehet pas 3 muajsh pauzë.

“Djajtë e Kuq”duken krejtësisht një ekip tjetër nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tani janë edhe favorit për të fituar ndeshjen e parë.

Për PSG do të mungojnë Neymar dhe Edinson Cavani dy nga lojtarët kryesorë për Tuchel, transmeton TeleshkronjaPost.

Formacionet e mundshme për ndeshjen e sontme nga ora 21:00 :

Man United (4-3-3): De Gea, Young, Smalling, Jones, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Rashford, Martial.

PSG (4-3-3): Buffon, Dani Alves, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Marquinhos, Verratti; Di Maria, Mbappe, Draxler.

Unitedi u rendit në Grupin H me dhjetë pikë, dy më pak se Juventusi. Në anën tjetër klubi nga Parisi e mbylli Grupin C me 11-të pikë, tri më pak se Liverpooli.

Ndeshja e kthimit është me 6 mars në stadiumin Parku i Princave në Paris./TeleshkronjaPost/

Loading...