Reperi Mozzik synon të thyej një rekord në Gjermani

Para pak ditëve, Mozzik dhe Loredana publikuan këngën e re.“Romeo&Juliet”, mban titullin kënga e re e çiftit Aliu e cila u lansua në fillim të këtij muaji, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë e dyshes u prit tejet mirë nga publiku ku vetëm në këto pak ditë ka mbledhur mbi 9 milionë shikime në YouTube.

Së fundmi, Mozzik ndau këtë këngë me ndjekësit në InstaStory dhe paralajmëron se nesër do të thyej një rekord të klikimeve në Gjermani.

“Deri në 10 mëngjes kemi afat me i bo 10 milionë edhe e thejmë rekordin e klikimeve t’gjitha kohërave në krejt Gjermaninë!!”, ka shkruar Mozzik.

Loading...