Reperi Fero sjell sot këngën me të cilën thumbon shumë artistë

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, tash e disa kohë është duke vazhduar me këngë e projekte të reja, ku shpesh ka bërë thumbime ndaj konkurentëve në fushen e muzikës.

Ai dje (23 prill) publikoj një foto në rrjetin social Instagram, duke paralajmëruar projektin e ri, shkruan Teleshkronja Post

Gjithashtu edhe vet Fero ka paralajmëruar për publikimin e këngës dhe klipit të ri.

“Fol edhe niher vllaqko” mban titullin kjo këngë e cila do të publikohet sot në ora 18:00, kështu e paralajmruar nga menaxheri i kompanisë OnRecords, Meti Elshani.

Disa raportime thonë se kjo këngë përmban thumba për disa artistë, por deri në publikimin e saj nuk mund të themi asgjë.

Përkundër se ka pasur disa probleme të njëpasnjëshme që nga publikimi i këngës së parë, ai ka mohuar se është djalë problematik, por mediat kanë dëshirë që ti rrisin gjërat.

Ai në një intervistë para pak ditësh ka treguar se si në fillimet e tij ishte refuzuar nga disa artistë dhe kompani./TeleshkronjaPost/

Loading...