Kishte kohë që nuk qëndronin së bashku, e duket se i erdhi fundit këtij mospajtimi mes Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Të liderët e koalicionit PANA sot kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Agim Selmanaj në Gllogjan.

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj së fundmi janë parë teksa takohen vetëm në përkujtime të rënies së dëshmorëve dhe të masakrave të kryera 20 vjet më parë, por jo edhe si partnerë të koalicionit që duhet të flasin për qeverisjen.

E sot, kryeparlamentari, pas homazheve ka qëndruar në shtëpinë e kryeministrit Haradinaj në Gllogjan. Ditë më parë në T7, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur takime pune prej kohësh me Veselin.

Ndërkaq në disa pamje të publikuar nga Kryeministri Haradinaj, ai shihet gjatë gjithë kohës në komunikim me kryeparlamentarin Veseli.

Rikujtojmë se mos-komunikimi mes të dyve ishte minimal që nga koha kur Veseli kishte propozuar pezullimin e taksës 100%, por Haradinaj e kishte kundërshtuar./Teleshkronja Post/

Loading...