Ish-sulmuesi i Interit, Alvaro Recoba, ka shprehur preferencën e tij për Lionel Messin mbi Cristiano Ronaldon.

Uruguajani nuk hezitoi të merrte anë në debatin e vjetër mbi atë se kush ka qenë lojtari më i mirë në botë gjatë dekadës së fundit apo më shumë.

“Messi ka qenë në krye për 15 vjet,” tha ai për Perform.

“Njerëzit mund të thonë se ai nuk ka lëvizur nga Barcelona. Po, por shokët e tij kanë ndryshuar, dhe ai është ende atje.”

“Për mua, Messi është më i miri i të gjitha kohërave”, shtoi ai.

Recoba tha se nëse të dy nuk do të kishin luajtur në të njëjtën periudhë, nuk do të kishte debat se cili ishte individi më i mirë, transmeton Teleshkronja Post.

“Kur është fjala për Cristiano, nëse ata kishin luajtur në epoka të ndryshme, do të ishte një histori e ndryshme.”

“Por, pasi ata kanë luajtur në të njëjtën epokë, është normale që ato të krahasohen”, shpjegoi ai.

“Tani, nëse të dy janë duke luajtur në të njëjtën kohë dhe unë duhet të zgjedh njërin, preferoj të shikoj një ndeshje të Messit”.

MILAN, ITALY – DECEMBER 10: CHAMPIONS LEAGUE 02/03, Mailand; INTER MAILAND – BAYER 04 LEVERKUSEN 3:2; Alvaro RECOBA/INTER (Photo by Vladimir Rys/Bongarts/Getty Images)
Loading...