Real Madridi thuhet se po përgatitet që edhe në afatin e janarit të tentojë transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United.

Sipas asaj që raporton El Chiringuito, Los Blancos po mendojnë që t’u ofrojnë ‘Djajve të Kuq’ Toni Kroosin në këmbim të shërbimeve të mesfushorit francez.


Zinedine Zidane tentoi që në këtë verë ta transferonte bashkëkombësin e tij në Santiago Bernabeu, mirëpo Unitedi refuzonte shitjen e tij.
Skuadra angleze kërkonte një shumë rreth 180 milionë euro nga shitja e Pogbas, e që madrilenët refuzuan ta bënin një ofertë të tillë.


Francezi deri më tani ka bërë katër paraqitje në po aq ndeshje në këtë sezon të Ligës Premier, mirëpo dëshira e tij është që të transferohet te mbretërit.

Reali po tenton me ngulm transferimin e Pogbas nga Unitedi, derisa janë të gatshëm që ta ofrojnë në marrëveshje Kroosin.

Loading...