Reali fiton me spektakël golash kundër Espanyol

Loading...

Ndeshje spektakli ishte kjo ndërmjet Real Madridit dhe Espanyolit në El Cornella stadium.

Në këtë takim tifozët panë plotë gjashtë gola, dy nga vendasit dhe 4 nga mysafirët.

Reali e nisi furishëm ndeshjen me golin në minutën e 3’të të takimit pas një super aksioni të ndërtuar nga Modric dhe u konkretizua nga Benzema.

Epërsia e ekipit të Solarit u ngrit pas minutës së 15’të, ku Sergio Ramos në mënyrè maestrale shënon me kokë, raporton Teleshkronja Post.

Espanyoli arriti ta ngushtonte rezultatin në 1 me 2 me anë të Leo Baptistao në minutën e 25’, ndërsa Karim Benzema ishte edhe një herë në vend për ta thelluar rezultatin (45’).

Gareth Bale shënoi një gol sensacional në minutën e 67, gjersa Raphale Varane u përjashtua nga loja me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në lojtarin kundërshtar (72’).

Espanyol arriti ta shënonte edhe një gol me anë të Rosales (81’), por që nuk mjaftoi t’i ndalonte madrilenët nga fitorja e dytë radhazi.

Pas 21 xhirosh, Mbretërit zënë vendin e tretë në tabelë me 39 pikë, ndërsa Espanyoli zë vendin e 15’të me 24 pikë./TeleshkronjaPost/

Loading...