Real Madrid vs Tottenham audi cup

Sot pas pak do të takohen Real Madridi dhe Tottenhami në Alianz Arena në kompeticionin Audi Cup në përgatitjet para sezonale.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 në tokën gjermane, ndërsa dy ekipet tjera, Bayern Munich dhe Fenerbahçe kompletojnë këtë kompeticion, raporton Teleshkronja Post.

Të dy trajnerët, Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane kanë publikuar formacionet zyrtare.

Skema zyrtare e Real Madridit XI: Keylor Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Kroos, Vasquez, Hazard, Benzema dhe Rodrygo.

Skema zyrtare e Tottenham XI: Gazzaniga, Foyth, Aderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Ndombele, Lamela, Eriksen, Kane, Son.

Ndeshja tjetër gjysmë finale e Audi Cup luhet mes Fenerbahçes dhe Bayern Munich nga ora 20:30, dhe fituesi i Real-Spurs, takohet në finale me fituesin e Bayern-Fenerbahçe.
/TeleshkronjaPost/

Loading...