Vetëm disa orë para se të zbulohej lista e futbollistëve të ftuar nga selektori Challandes për dy ndeshjet e Shtatorit, Lirim Kastrati konfirmoi se do të luajë me U21-shat, gjë që la të nënkuptohet se nuk do të ftohet për kombëtaren A.

Megjithatë, ai i’u përgjigj si është më së miri kësaj mos-ftese, duke realizuar dy gola për ekipin e tij, Lokomotivën e Zagrebit ndaj Slaven Belupos.

Pas ndeshjes, ai e kishte shpërndarë në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Instagram” një postim në të cilin shkruhej:

“Lirim Kastrati e përshëndet Bernard Challandes me dy gola duke i treguar se e ka merituar ftesën për Kosovën”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Lirim Kastrati.

Kështu, sulmuesi nga Kamenica nuk e ka fshehur dot dëshirën për t’u ftuar, megjithëse vendimi përfundimtar i takon selektorit Challandes, i cili deri më tani ka dalë të jetë i saktë, derisa mbetet të shihet nëse edhe në Shtator, do ta vërtetojë këtë fakt.

Dy golat e Lirim Kastratit mbrëmë :

Loading...