Superylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic nuk kishte kohë për një gazetar që donte të dinte mendimin e tij për transferimin e fundit të Daniele De Rossit te Boca Juniors.

Legjenda 37-vjeçare ishte duke firmosur autografe për tifozët pas humbjes 4-3 të klubit ndaj Seattle Sounders kur u ndërpre nga gazetari.

“Zlatan, a mund të të pyes diçka?. Më thirrën nga Argjentina, nga programi Boca de Seleccion. Tani, De Rossi…”, ka thënë fillimisht reporteri.

Ndërsa, suedezi më pas u përgjigj ashpër, duke thënë: “A dëshiron një fotografi apo jo?” para se të ik me zemërim.

Ishte një veprim i pakuptimtë nga ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, i cili qartë nuk ishte në gjendje të përgjigjej në pyetjet për De Rossin, me të cilin luajti kundër për klubin dhe vendin.

Pamjet kanë marrë një përgjigje të përzier nga fansat. Disa kanë kritikuar veprimet e tij, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur.

Shikoni momentin me video :

Loading...