Anësori i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se ka qenë i qetë kur e ka gjuajtur penalltinë.

Anglezi e shënoi golin për 3-1, duke i dhënë mundësinë Manchester Unitedit të kalojë në mesin me tetë më të mirave të Evropës.

“Çfarë po mendoja te penalltia? Të qëndroja i qetë. Unë i gjuaj çdo ditë në stërvitje dhe doja ta gjuaja”.

“Pritja para se penalltia të akordohej, kur gjyqtari po e shihte VAR-in, ishte pjesa më e vështirë. Rëndësi ka që shënova dhe skuadra fitoi”.

HISTORI: VAR i dhuron çerekfinalen Manchester United kundër PSG / VIDEO

“Me gjithë mungesat që kishim në skuadër, çdo gjë dukej se ishte kundër nesh, por jemi mësuar të mbijetojmë në këto momente dhe tani mund të festojmë”.

United luajti pa dhjetë lojtarë të ekipit të parë, të lënduar ose të suspenduar, por ata që luajtën ishin plotësisht të gatshëm.

“Të gjithë lojtarët që ishin në fushë sot janë gati të japin kontributin e tyre, ashtu siç e dhashë unë dy vite më parë kur erdha tek ekipi i parë”, ka thënë Rashford.

Marcus Rashford vs PSG Penalty Goal

Penaltia e Marcus Rashford nga shkallët e stadiumit🔥😱- Reagimi i tifozëve të PSG 🤣😝

Posted by Teleshkronja Post Sport on Thursday, March 7, 2019

Loading...