Liverpool UEFA Super Cup 2019 vs Chelsea

Finalja e mbrëmshme e 14 gushtit në mes të Liverpoolit dhe Chelsea ishte një spektakël i vërtetë. Katër gola të shënuar, një ndeshje e hapur dhe shumë raste të krijuara për gol. Por në fund ishin penalltitë që përcaktuan fatin e kësaj finale, Super Kupën Evropiane ia dhanë Liverpoolit.

Liverpool-Chelsea ndoshta mund të konsiderohet e vetmja superkupë e cila zgjati 120 minuta por dukej se ishte më e shkurt se 45 minuta, transmeton Teleshkronja Post.

Lojë e shpejtë me aksione plot, goditje shtyllash, spektakël dhe katër gola e përcollën atë për 120 minuta dhe në fund ekzekutim të penalltive që sollën emocione pafund.

Chelsea hyri në këtë ndeshje si jo favorit, sidomos pas humbjes 4-0 nga Manchester United në fundjavën që shkoj, por në Stamboll gjërat ishin tërësisht të papritura.

Ishin ata të parët të cilët shpesh dilnin para mbrojtjes se Liverpool duke vënë në vështirësi portierin e sapo transferuar tek The Reds, Adrian.

Shenja e parë e Chelsea ishte një goditje e shtyllës nga Pedro e që më vonë Giroud, pasi që kishte humbur tri mundësi shënimi finalizon në mënyrën më të mirë, duke shënuar në minutën 36-të pas një pasimi të Christian Pulisic.

Të Kuqtë nuk ishin të mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë largimi i Oxlaide Chamberlain dhe inkuadrimi i Bobby Firminos e ndezi lojën e Liverpoolit.

Kurse goli i barazimit erdhi pikërisht në fillim të pjesës së dytë pas një asistimi të Firminos për Mane, kur ky i fundit shënon nga afërsia.

Djelmoshate e Jurgen Klopp goditën shtyllën edhe njëherë afër minutës së 70-të të takimit.

Në fund 90 minutat e rregullta të ndeshjes përfundojnë me rezultat të barabartë 1-1, për të shkuar ndeshja në vazhdime me dy herë nga 15 minuta.

Pjesa e parë e vazhdimeve filloi shumë mirë për Liverpoolin,

Firmino depërtoi mirë në krahun e majtë për të pasuar të Mane, ku ky i fundit shënon gol në minutën e 94′ të të ndeshjes.

Pavarësisht golit nga Mane, Chelsea nuk u dorëzua dhe pas një gabimi nga portieri Adrian, duke shkaktuar ndërhyrje në sulmuesin e ri Abraham, shkaktoj penallti.

Penaltinë në gol e konvertoj mesfushori i Chelsea, Jorginho:

Të dy ekipet patën shanse për të shënuar golin e fitores edhe në pjesën e dytë të shtesave, por ishin portierët ata që ia mohuan golin disa goditjeve të mira të lojtarëve te të dy ekipeve.

Në ekzekutimin e penalltive Liverpool u tregua më i mirë edhe pse Chelsea i besoj shumë disa lojtarëve të ri dhe ishte pikërisht Abraham, 19 vjeçari i Chelsea që e humbi penalltinë e fundit të ekipit londinez.

Në këtë ndeshje shqiptari Xherdan Shaqiri ishte në bankë rezervë, por nuk luajti asnjë minutë.

Me këtë trofe Liverpool bëhet klubi anglez me më shumë trofe, duke parakaluar Manchester United./Teleshkronja Post/

Loading...