Ramush Haradinaj duke kercyer

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përgjatë dy viteve sa ka qëndruar në krye të qeverisë, nëpër tubime të ndryshme ku ka marrë pjesë, shpesh herë ia ka thënë edhe këngës.

Videot ku Haradinaj shihej teksa këndonte bëheshin virale nëpër rrjete sociale dhe qarkullonin gjithandej.

Megjithatë duket se kreu i AAK-së nuk e ka ‘talent’ vetëm këndimin. Ai në një organizim të “Global Woman”, është parë teksa ia hedh paksa valles me disa të pranishme në këtë organizim.

Haradinaj kërcen nën tingujt e këngëve të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipas.

Shikoni videon ku Haradinaj për pak sekonda “ia thotë” vallëzimit:

Loading...