Futbollistë me kualitet si Pogba i Manchester Unitedit, janë gjithmonë të mirëseardhur në Real Madrid, sipas kapitenit të “Los Blancos”, Sergio Ramosit.

Ylli francez, Paul Pogba, e kaloi të gjithë verën e kaluar duke qenë i përfolur për një largim nga “Djajtë e kuq” dhe gjiganti spanjoll Real Madridi raportohej të jetë destinacioni i tij i preferuar.

Edhe pse trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e kërkonte me ngulm transferimin e Pogbas këtë verë, shpenzimet e klubit madrilen për transferimin e Eden Hazardit dhe Luka Jovicit e bënë të pamundur blerjen e francezit.

Si rezultat i kësaj, Paul Pogba mbeti në Old Traffordit edhe pasi u mbyll afati kalimtar i verës, megjithatë ai pritet ta kërkojë këtë transferim sërish gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

Ramosit nuk i pengon aspak kjo gjë, duke thënë se “Los Blancos” janë gjithmonë të gatshëm të transferojnë futbollistë të kalibrit të Pogbas.

“Mendoj se Real Madridi e ka gjithmonë një derë të hapur për futbollistë të mirë si ai’, tha Ramos në një intervistë të dhënë për Express Sport, transmeton Teleshkronja Post.

Ramosi vazhdoi duke e lavdëruar mesfushorin e Manchester Unitedit për virtytet e tij si lojtar, duke i theksuar paraqitjet e tij edhe për Juventusin, përderisa e përmendi edhe rëndësinë e tij për skuadrën.

“Për mua, Pogba është njëri ndër lojtarët më të mrekullueshëm. Ai është ndryshe dhe e ka dëshmuar vlerën e vet në Juventus dhe tani në Manchester United”, shtoi Ramosi.

“Mendoj se ai e sjell një baraspeshë në skuadër. Ai e ka atë ndikim të mrekullueshëm në fazën e sulmit dhe është fizikisht i mrekullueshëm”.

Pogba është për momentin i lënduar dhe ai i humbi ndeshjet e Francës, kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 , kundër Shqipërisë dhe Andorrës./GazetaTeleshkronjaPost/

Loading...