Neymar Jr kthehet tek Barcelona nga PSG 2019 transferimet e lojtareve-teleshkronja-post-sport

Siç duket saga e Neymarit po përfundon! Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje për rikthimin e Neymar Jr në Camp Nou.

Gazetari i mirënjohur italian dhe eksperti i merkatos dhe transferimeve, Gianluca di Marzio, ka zyrtarizuar marrëveshjen midis skuadrës spanjolle dhe asaj franceze.

Në orët e ardhshme pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe Neymari të veshë pas dy vjetëve fanellën e Barcës.

Ende nuk janë zbuluar shifrat e këtij operacioni dhe nëse do të ketë futbollistë të përfshirë në marrëveshje.

Neymar në Barcelonë do bëhet bashkëlojtarë me Griezmannin e sapoardhur, Messin dhe Suarezin./TeleshkronjaPost/

Loading...